MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, e para me duartrokitje: dy blerjet e reja të Fonsekës
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Milan, e para me duartrokitje: dy blerjet e reja të Fonsekës

By
Milanistat
11.08.2024
3 Min Read
Share
SHARE

U desh pak kohë që merkato e transferimeve të Milanit të ngrihej dhe vetëm pak ditë përara fillimit zyrtar, skuadra në dispozicion të Paulo Fonseca është praktikisht e kompletuar. Prioritet ishte padyshim blerja e një sulmuesi që të mund të merrte trashëgiminë e Olivier Giroud dhe Djalli, pasi pa që negociatat për Zirkzee të dështonin, zgjodhi Alvaro Moratën.

Më pas mbërriti Pavloviç, qendërmbrojtësi mëngjërash që nevojitej për të kompletuar repartin mbrojtës të trajnerit portugez, i cili gjatë orëve të ardhshme do të ketë edhe mbrojtësin e djathtë. Mund të mos jetë lojtari që tifozët prisnin, por Emerson Royal ka qenë objektivi i parë i Geoffrey Moncada për rolin e anësorit të ulët që nga fillimi i verës. Në fakt, pra, mungon vetëm mesfushori për të kompletuar merkaton, ai Fofana që po vonon të mbërrijë për shkak të rezistencës së Monakos, e cila kërkon 35 milionë euro të mira për një lojtar të cilit i skadon kontrata pas pak më pak se një viti, në qershor 30 2025. Pra, negociatat janë në ngërç, me Djallin që po konsideron edhe lojtarë të tjerë, në rast se marrëveshja dështon plotësisht.

Megjithatë, është folur dhe shkruar shumë për mundësinë e elementëve të tjerë të rinj, për të kompletuar më tej skuadrën dhe për ta bërë më konkurruese. Nuk është sekret që Samarxhiç dhe Abraham janë po ashtu në listën e Milanit, por është e qartë se dikush do të duhet të shitet për t’i parë ata të vishen kuqezi.

Por pyetja që bëjnë shumë tifozë është nëse dy lojtarët janë vërtet të nevojshëm. Jovic dhe Okafor, në fakt, mund të jenë dy alternativa serioze për Alvaro Moratën.

Përsa i përket mesfushorit sulmues, i cili efektivisht do të luante si mesfushor, duke u bërë alternativë e Pulisiçit, edhe në këtë rast zgjidhja do ka kishim në shtëpi. E kemi fjalën qartësisht për Liberalin, i cili po vazhdon t’i mahnisë të gjithë. Djaloshi i ri e luan rolin në mënyrë perfekte dhe pasi magjepsi Amerikën, shënoi edhe golin e parë të Milan Futuros dje në një ndeshje zyrtare.

Fonseca po synon gjithnjë e më shumë të përqëndrohet tek ai. Playmakeri i ri do ta ndante kohën mes skuadrës së Bonerës dhe Milanit të të mëdhenjve, pak a shumë ashtu siç do të bëjë edhe Jimenez. Spanjolli ishte shënuesi i golit të dytë ndaj Leccos, duke treguar se tek ai mund të kihet besim. Ndoshta më shumë se Terracciano do të jetë ish- Real Madridi zëvendës i Theo Hernandez. Të rinjtë kërkojnë hapësirë ​​dhe Fonseca po përgatitet t’ua japë.

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milanistat
Milanistat
09.08.2025
Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?