A keni vënë re ndryshimin? Po kalon një fazë të re, më të pjekur dhe më të rrezikshme, duke lënë pas luhatjet që e shoqëruan skuadrën në fillim të sezonit. Në qendër të këtij transformimi, asgjë nuk spikat më shumë se evolucioni i Rafa Leaos.
Allegri po formëson një diamant
Deri pak javë më parë, ylli portugez dukej i bjerrë mes ideve taktike dhe dëshirës për spektakël individial. Sot, ai është kthyer në një armë të ftohtë, të kalkuluar — një qendërsulmues i vërtetë në sytë e Allegrit.
Massimiliano Allegri, i njohur për stilin e tij pragmatik, ka parë te Leao jo vetëm një lojtar spektakolar, por një potencial vendimtar për gol.
Ai nuk ka kërkuar prej tij të driblojë, të krijojë krosime të pafundme ose të shndrisë për tifozët — por të godasë portën, të zhduket mes mbrojtjes kundërshtare dhe të jetë i pamëshirshëm para portës. Dhe portugezi e ka pranuar këtë sfidë.
Leao, çfarë ndryshimi! Kërkesat e Allegrit dhe transformimi i rolit
Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, Allegri ka nisur një proces transformimi tek Leao që nga ndeshjet e para të sezonit.
Duke lënë pas dëmtimin fillestar, sulmuesi me numrin 10 është shndërruar në një nga lojtarët më të fortë në Serie A. Çdo ndeshje e Milanit ka një element vendimtar: praninë e Leaos në zonën e rrezikut.
Trajneri italian e ka bindur ta braktisë rolin e tij tradicional në krah dhe ta përqafojë atë të “nëntës false” ose të qendërsulmuesit të pastër.
Tashmë Leao pozicionohet më shumë në mes të zonës, tenton përfundimin e aksionit dhe e vë fokusin tek gjuajtja, jo tek driblë e krosime.
Më pak spektakël? Po.
Më shumë efikasitet? Pa dyshim.
Flasin shifrat: një makineri goli në shërbim të rezultatit
Të dhënat që do lexoni më poshtë tregojnë qartë e mire revolucionit teknik të Leaos. Në Serie A ka shënuar pesë gola deri tani, plus një në Kupën e Italisë — një mesatare e frikshme: një gol çdo 125 minuta. Ky ritëm e vendos mes sulmuesve më efektivë të kampionatit, pavarësisht se sezoni është në fazat e para.
Çelësi? Rritja e tentativave drejt portës. Portugezi ka një mesatare prej 1.22 goditjesh për ndeshje — dukshëm më e lartë se sezoni i kaluar. Në kontrast të plotë, driblimet dhe krosimet kanë pësuar rënie drastike: vetëm 0.56 driblime për ndeshje, dhe 0.44 krosime. Vitin e kaluar, shifrat ishin 1.74 driblime dhe 1.62 krosime për ndeshje.
Pra, sa më pak Leao “argëton”, aq më shumë Leao rezulton vendimtar.
Allegri ka gjetur formulën – nga lojtar spektakli në lider rezultati
Milani po shijon një version të ri të Rafa Leaos: një lider teknik, shumë më i fokusuar dhe i rrezikshëm në zona kyçe.
Allegrit i përket merita e ndryshimit të mentalitetit të lojtarit, duke i dhënë atë që i mungonte prej kohësh: cinizmin e një sulmuesi fitues.
Në këtë rrugëtim të ri të kuqezinjve, synimi nuk është të fitojnë zemrat e publikut me magji individuale — por të fitojnë ndeshjet. Dhe me Leao në këtë formë, Milani ka një armë që mund ta çojë shumë larg.
Nëse ky trend vazhdon, nuk është çudi që portugezi të ngjitet mes yjeve të sezonit dhe Milani të rikthehet fuqishëm në garën për titull.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
