MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, e ardhmja buzëqesh: Pioli, lojtarët e mëdhenj dhe të rinjtë me perspektivë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Milan, e ardhmja buzëqesh: Pioli, lojtarët e mëdhenj dhe të rinjtë me perspektivë

By
Milanistat
13.10.2023
4 Min Read
Share
SHARE

Milani po shijon një pauzë si lider pra, me një qetësi relative. Të paktën këtë javë të parë, me pjesën më të madhe të ekipit vërdallë nëpër botë. Pastaj, duke nisur nga e hëna do të bëhemi sërish seriozë, me triptikun Juve-Psg-Napoli në shënjestër. Por, kjo qetësi nuk vjen vetëm nga rezultatet sportive të arritura deri më tani, por edhe nga vetëdija se kuqezinjtë janë aty ku janë për të qëndruar në kohë.

Pioli, si të mëdhenjtë

Këtë mëngjes, janë kolegët e të përditshmes La Gazzetta dello Sport që na zbulojnë disa nga arsyet se përse Djalli mund ta shohë të ardhmen me optimizëm. Së pari, pa i ardhur shumë rrotull fjalëve, është Stefano Pioli. Përveç Atalantës me Gasperinin, asnjë klub i Serie A nuk mund të krenohet me një vazhdimësi më të madhe në pankinë, një aspekt ky që nuk mund të nënvlerësohet në futbollin e sotëm. Katër vjet në krye të Milanit dhe përshtypja për se mund t’ja arrijë t’i kalojë gjithmonë momentet e vështira, siç edhe ka ndodhur këtë vit pas humbjes së rëndë në derbi. Dhe tani Pioli shënjestron të mëdhenjtë e pankinës së kuqezinjve. Gjendet vetëm katër fitore pas Sacchi dhe dy nga kufiri i 200 fitoreve në total me Milanin. Gjithnjë krahasuar me Sacchin, skuadra e tij ka shënuar (pavarësisht 22 ndeshjeve më pak se paraardhësi) 12 gola më shumë, 340 kundrejt 328. Por përtej shifrave dhe golave, ato që kanë rëndësi janë rezultatet dhe Pioli, nga sa shihet nga Milanello, po i arrin ato dhe ka për objektiv arritjen shifrave të reja dhe më të mira.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Të mëdhenjtë dhe të mëdhenjtë e nesërm

Por Pioli, pa substancën e duhur, nuk do të mund t’i kishte arritur këto rezultate. Milani, pas vitesh të errëta, është rikthyer të ketë lojtarë vërtetë të mëdhenj. Në këtë kuptim, talenti i Rafael Leaos është i padiskutueshëm dhe klubi i rrugës Aldo Rossi nuk e la të ikë pasi e pati zbuluar: numri i ri 10 i kuqezinjve është i blinduar me një kontratë deri më 2028 dhe skuadra rrotullohet rreth tij. Dhe jo vetëm. Një tjetër lider total është Mike Maignan dhe që së shpejti do të ketë edhe për të një përpjekje për t’ia zgjatur qëndrimin në Milanon Rossonere: kontrata e tij aktuale skadon më 2026 ndaj nuk ka nxitim, por duhet filluar të mendohet për këtë. Dhe pastaj janë Giroud dhe Theo që plotësojnë trion franceze. 37-vjeçarit së shpejti do t’i kërkohet të rinovojë edhe për një vit. Por Milani sheh edhe të rinjtë. Para së gjithash te ata që ka në shtëpi që duhen lënë të rriten. Eksperimenti Bartesaghi ka shkuar mirë, por të tjerë premtues mund të vijnë së shpejti: Camarda dhe Scotti mbi të gjithë, por jo vetëm ata. Edhe merkato mund të sjellë freski organike: për verën e ardhshme po flitet për Juan Miranda, 23-vjeçar i Betis, kontrata e të cilit është në skadencë dhe mund të merret si zëvendësi ideal i Theos. Me pak fjalë, themelet janë, edhe idetë gijthashtu: projekti është i gjallë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Rakitic, tifozave Rossonerë, për Luca Modric: “Nuk e dinë sa me fat janë”
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?