Milan, dy mënyra loje: diferenca e vërtetë midis Bartesaghi dhe Estupinan

Milanistat
3 Min Read

Pas javësh të kaluara me një skuadër të shkurtër në maksimum, më në fund Massimiliano Allegri mund t’ia lejojë vetes luksin e të pasurit të më shumë se një dyshimi në lidhje me formacionin e tij.

Në këtë rast, do të përqendrohemi vetëm në njërin prej tyre: sonte në Parma, trajneri Rossoner do të duhet të zgjedhë kë të rreshtojë në krahun e majtë.

Një detaj jo i vogël ky, duke marrë parasysh se sa herë krahu i majtë ka qenë një bekim dhe një mallkim për Rossonerët në këtë fillim sezoni.

Problemi fizik i Estupinan, i kombinuar me performancën shpërthyese të Davide Bartesaghi, ka krijuar një alternativë të vërtetë dhe të papritur: 19-vjeçar i shkollës Milan ka bindur me guximin dhe vijueshmërinë e tij, aq sa e ka shtyrë Allegrin të reflektojë seriozisht.

Dy stile, dy Milan

Lajmi është pikërisht ky: Estupinan është rikuperuar, Bartesaghi rrezikon të mos përfshihet në njëmbëdhjetëshen titullare.

Ekuadoriani, i ardhur në verë për rreth njëzet milionë si zëvendësues i Theo Hernandez, pati filluar si protagonist, me pesë ndeshje si titullar dhe një asist, deri në përjashtimin me karton të kuq kundër Napolit dhe dëmtimit pasues teksa luante për kombëtaren e vendit të tij.

Nga ai moment, hapësirë për djaloshin Davide, që përballoi Juventusin, Fiorentinën, Atalantën dhe Romën pa ju dridhur qerpiku.

Kush garanton më shumë ekuilibër në lojë

Kanë qenë kolegët e të përditshmes së madhe sportive La Gazzetta dello Sport që rrëfejnë dy qasje të kundërta të interpretimit të rolit: Bartesaghi prek më shumë topa në ndërtim dhe merr mesatarisht 8.88 pasime progresive për ndeshje, krahasuar me 3.69 të Estupinan.

Në thelb, produkti i të rinjve milanistë merr pjesë më shumë në lojë, duke ndihmuar skuadrën në avancim.

Nga ana tjetër, ish Brighton mbështetet në fuqi dhe teknikë mbi shpejtësinë, me një mesatare më të lartë të pasimeve të kompletuara (83.2% kundrejt 79.8) dhe në driblime të suksesshme.

Krahasimi i shifrave

Në krahasimin kokë më kokë dalin detaje interesante: Bartesaghi ka një mesatare prej 0.18 expected assisted goal për ndeshje, pothuajse dyfishi i Estupinan (0.10).

Një e dhënë që konfirmon saktësinë e krosimeve të tij, shpesh herë të transformuar në raste të pastra për shënim për sulmuesit.

Estupinan, nga ana e tij, mbetet më efektiv në duelet fizike: fiton mesatatarisht 1.50 duele ajrore krahasuar me 0.59 të italianit dhe kap më shumë topa (1.27 kundrejt 0.59).

Edhe në trajtimin e topit rezulton më superior, shenjë e një prirjeje më të madhe ofensive individuale.

Kështu, Allegri gjendet përballë një zgjedhjeje strategjike: të mbështetet mbi freskinë taktike të Bartesaghit apo në përvojën ndërkombëtare të Estupinan.

Një vendim që mund të ndikojë jo vetëm në ndeshjen kundër Parmës, por në të gjithë ekuilibrin e fuqisë së Milanit javët e ardhshme.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente