Kundër Napolit, Rafael Leao u rikthye në fushë pas 39 ditësh mungesë për shkak të një dëmtimi në pulpë. Padyshim, kemi të bëjmë me një lajm të mirë për Milanin.
Sidoqoftë, Rossonerët – dhe kjo është një risi – kanë ditur të bëjnë edhe pa kampionin portugez. Rikthimi i tij në skuadër do të jetë kështu një vlerë e shtuar, një aset i jashtëzakonshëm më shumë në ndjekjen e objektivave të mëdha të këtij sezoni.
Por më konkretisht, duke parë punën e përditshme, por edhe atë kur Rafa stërvitej veçmas skuadrës, kureshtja të shpie të pyesësh se çfarë dëshiron Massimiliano Allegri nga numri 10 i tij.
Paswordi i Milanit të ri allegrian: përkushtim
Milani i këtij viti është krejt i ndryshëm në shumë këndvështrime prej atij të sezonit të shkuar. Elementi i ndryshimit që ndoshta më shumë bie në sy është ai i përkushtimit dhe i dedikimit të çdo lojtari në fushë.
La squadra di Allegri – e tanto merito è proprio dell’allenatore – ha dimostrato di essere sempre concentrata, ordinata e compatta. È assolutamente visibile l’unità d’intenti tra gruppo squadra e staff.
E gjithë kjo, padyshim, buron nga sakrifica e çdo komponenti të skuadrës. Performanca e fundit e pmuar kundër Napolit e bëri të qartë më shumë se kurrë. Por kush ishte ai që stonoi paksa nga ky qëndrim? Rafael Leao, i rikthyer së fundmi nga dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë fushave.
Portugezi e ka justifikimin e duhur për vonesën në rikthimin e formës fizike. I duhet njohur merita.
sidoqoftë, shpirti i treguar me hyrjen në fushë nuk ishte aq luftarake sa kërkon Allegri. U vu re edhe nga reagimet e vetë trajnerit në pankinë.
Tekniku livornez kërkon nga të gjithë të njëjtën sjellje. Me pak fjalë, në sintezë: sekush duhet të verë zemrën në fushë.
Nëse Leao do të mund ta bëjë këtë pjekurie, mund të bëhet një vlerë e pamatë e shtuar për Milanin. Kjo është edhe ajo që shpresojnë të gjithë tifozët Rossonerë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
