Milan duhet ta fitojë Coppa Italia, por nuk e shpëton sezonin. Qartësi mbi projektin teknik. Larg duart nga milanistët

Milanistat
4 Min Read

Herën e fundit ishte në sezonin 2002-2003 me Carlo Ancelottin në stol. Prej 22 vjetësh Milani nuk e fiton Kupën e Italisë, nesër ka mundësinë konkrete për t’i vënë përsëri duart mbi trofe. Milani absolutisht duhet ta marrë në shtëpi për dy arsye: e para, për të përditësuar bufenë e trofeve me një tjetër trofe, arsyeja e dytë është për t’u kualifikuar për Europa League, e për t’i dhënë fund kështu një sezoni shumë zhgënjyes.

Le të jemi të qartë, fitorja e mundshme e Coppa Italia nuk shpëton asgjë. Nuk e bën më pak të hidhur dështimin e këtij sezoni, nuk e bën më pozitiv këtë sezon në të cilin Milani nuk ka luftuar kurrë për Scudetton dhe është pabesueshmërisht jashtë Champions League së ardhshme. Janë shpenzuar 120 milionë për të mos qenë kurrë konkurrues në Serie A dhe në Evropë. Pastaj, edhe mund të fitosh një turne prej dy ndeshjesh, si Superkupa e Italisë, apo një tjetër në të cilin luhen 5 ndeshje si Kupa e Italisë, por në planin afatgjatë Milani nuk ka qenë për asnjë moment konkurrues.

Atëherë, nevojitet të pyesim se ku kërkon të shkojë projekti teknik i kësaj skuadre. A është Gerry Cardinale dakord këtë organizim? Po Elliott? Kujt i leverdis të shohë një Milan të reduktuar në këtë gjendje? Dhe nuk po flasim për aspektin financiar apo bilancin, por për një skuadër që nuk është ambicioze, ku vendi i katërt shihet si objektivi i vetëm për t’u arritur çdo vit, pastaj, nëse fitohet, është thjesht një bonus. Duhet rivendosur fitorja dhe konkurrueshmëria sërish në qendër të gjithçkaje, nëse ke bilance pozitive, por pa fituar trofe të mëdhenj nuk do të shkosh shumë larg. Duhet rreshtur së trajtuari Milanin vetëm si një kompani, në të cilën mendohet vetëm për numra të ftohtë, të pashpirta. Pa pasion loja nuk funksionon.

Tifozi i Milanit ka pritur me vite ringjalljen e klubit, ka pritur që niveli të rritet, pastaj, pas kampionatit të fituar më 2022 nuk është bërë asnjë përparim. Përkundrazi, këtë vit u panë shumë hapa prapa. Atëherë, çfarë mund të presim për të ardhmen? A nuk është mjaft e qartë se duhet përmirësuar struktura koorporative për t’u ringritur? Mjaft me supozime, nëse gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të ndryshojmë.

Të shohim se si do të shkojë ndeshja nesër në Romë, pastaj do të jetë merkato. Do të kuptojmë nëse Milani do të ketë vërtet një Drejtor Sportiv të ri, sepse asgjë nuk është e qartë dhe kush do të jetë trajneri i ri. Edhe këtu, asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë (përsëri Conceição?).

Pastaj do të jetë merkato e lojtarëve. Bigët e skuadrës nuk duhen larguar, përndryshe situata do të shembet plotësisht. Reijnders i pëlqen Manchester City dhe ai është një emër i kërkuar shprehimisht nga Pep Guardiola. Edhe Pulisic pëlqehet dhe janë dy lojtarët më të mirë, ata që këtë vit kanë pasur një performancë stratosferike. Të shiten do të ishte vërtetë gabim. Dhe pastaj, kujdes Maignan dhe Theo Hernandez. Prej një viti na është thënë e stërthënë nëpër intervista se nuk ka probleme, por firmat e tyre në kontratë ende nuk kanë mbërritur.

Share This Article
Pa Komente