Milan, ditët e Kondorit po afrohen: fillimisht shitja e Monzës, pastaj Galiani rikthehet kuqezi. Ja roli që do ketë

Ditët e Condorit kanë qenë gjithmonë në fund të gushtit, por këtë herë do të jenë disa javë më vonë dhe nuk do të kenë të bëjnë me merkaton, por me rikthimin e Adriano Gallianit në shtëpinë Milan

Milanistat
3 Min Read

Edhe një javë, pastaj, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, brenda të premtes së ardhshmes do të jetë closing për kalimin e Monzës nga Fininvest në Beckett Layne Ventures, fondi amerikan i menaxhuar nga Brandon Berger.

Me ndryshimin e pronësisë, do të ndodhë edhe lamtumira e administratorit të përgjithshëm, gati për t’u riveshur Rossonero.

RIKTHIMI AFËR

Kjo është zbuluar sot në mëngjes nga kolegët e të përditshmes Tuttosport, që shpjegojnë se gjatë muajve të fundit Galliani ka pasur disa kontakte me Gerry Cardinalen, i cili, me sugjerimin e Zlatan Ibrahimovic, ka menduar ta përfshijë në skuadrën Red Bird.

Disa ditë më parë, ish CEO milanist u përpoq t’i ulte dritat mbi rikthimin e tij, por duket se ishin fjalët klasike të situatës, pasi fillimisht duhet finalizuar më parë closing me Monzën, që pritet të ndodhë brenda të premtes, 26 shtator.

Milani po e pret, veçanërisht disa figura shumë të dashura për të, si Ibrahimovic, i cili ka shtyrë fort për rikthimin e tij dhe Massimiliano Allegri, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer që nga periudha e tij e parë në klub (nga vera e 2010 deri në janar 2014).

ÇFARË ROLI?

Por çfarë roli do të ketë Galliani në klubin e rrugës Aldo Rossi? Ashtu si suedezi, nuk pritet të jetë pjesë e strukturës organizative të klubit, por do të jetë i lidhur me RedBird.

Do të jetë pra një superkonsulent i pronarëve që duhet të merret me politikat sportive, duke mbështetur presidentin Paolo Scaroni në Lega Serie A dhe duke përfaqësuar klubin.

Gjatë javëve të fundit, është folur edhe për një rol si “head of football”, që do të thotë se do të jetë në kontakt me skuadrën e Allegrit. Bashkë me të mund të rikthehet te Rossonerët edhe Mauro Bianchessi, për vite me rradhë përgjegjës i sektorit scouting të Djallit, i cili mund t’i bashkangjitet strukturave të Milan Futuro. Dokumentet janë gati, firmat do të mbërrijnë pas ndryshimit të pronësisë së Monzës.

Ditët e Condor po afrohen.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente