MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan dhe stafi i Allegrit, Corradi dhe Barzagli. Nga Allegri te Seedorf, nga Seedorf te Allegri: revolucioni në të kundërt
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Milan dhe stafi i Allegrit, Corradi dhe Barzagli. Nga Allegri te Seedorf, nga Seedorf te Allegri: revolucioni në të kundërt

By
Milanistat
13.06.2025
5 Min Read
Share
SHARE

Sezoni i ri është në prag. Milani po përgatitet për grumbullimin e 7 korrikut jo vetëm në treg, por edhe në fushë, me Allegrin që…

Watch Video Here

Stam, Davids, Kluivert, Crespo dhe psikologu bashkëpunor i Capellos dhe Ancelottit, Bruno De Michelis. Ishte viti 2014 dhe Milani po përgatitej për një revolucion teknik që, edhe sot, mund të përkufizohet si një ndryshim brezash në futboll, të paktën në futbollin italian.

Të gjithë ish-futbollistë, yjet, lavdi të  së kaluarës që do të takoheshin në një vend, në Milanello. Për t’u drejtuar nga dikush që e dëshironte fort këtë risi. Disa ditë më vonë Clarence Seedorf do të bëhej trajner i Milanit dhe për herë të parë dëgjohej të flitej për një staf teknik të përbërë nga futbollistë të mëdhenj që do të ndihmonin skuadrën të zhvillonte cilësitë dhe karakteristikat e çdo reparti. Çdo punë do të menaxhohej më pas nga vetë Seedorf.

Vizionar për epokën, ndoshta. Ose thjesht shumë përpara për një futboll italian të mësuar me skemat e tij të ngurta mentale. Seedorf, me idenë e tij për të “seksionuar” fushën që të optimizonte performancën, ishte një trup i huaj. Inovacioni i tij, kaq i qartë dhe progresiv, bënte crash me pluhurin dhe traditën me të cilën ishim mësuar.

Në fund, ky revolucion nuk ndodhi dhe mbeti një utopi e thjeshtë e Clarence. Stam nuk erdhi, ashtu si Crespo, Davids dhe Kluivert dhe ai Milani i Seedorf të gjithë e dimë se si përfundoi.

Nga Allegri te Seedorf, nga Seedorf te Allegri: revolucioni në të kundërt

Sot, njëmbëdhjetë vjet më pas, e gjejmë veten duke shkruar për Milanin “e ri” të Massimiliano Allegrit, dhe paradoksi është pothuajse tronditës. Trajneri livornez, shpesh i etiketuar si “shkollë e vjetër”, ai i “corto muso” dhe menaxhimit pragmatik, po ngre në këmbë një staf që ulëret specializim teknik dhe individual. Ardhja e Bernardo Corradit për sulmin dhe pothuajse siguria e Andrea Barzaglit për mbrojtjen nuk janë lëvizje të diktuara nga rastësia. Janë zgjedhje preçize, pjella të një vizioni që më 2014 ishte një çmenduri e pastër.

Nuk bëhet fjalë për riciklim, jo. As për ndonjë operacion nostalgjie, as për t’i hedhur hi syve të tifozëve. Këtu po flasim për guxim, për një vizion që, pas Seedorf-it, askush nuk ka pasur forcën ta ndjekë me kaq determonacion. Allegri 2.0 po dëshmon se nuk është një trajner i fosilizuar në të kaluarën e tij. Përkundrazi, po përditësohet, po sheh përpara dhe po e bën duke filluar nga themelet: stafi i tij.

Ky Milan, me kërkimin e tij për specialistë, nuk është një supë e ringrohur. Është një sinjal i fortë dhe i qartë se mentaliteti po ndryshon. Allegri, njeriu që shumë e besonin të lidhur me skemat e vjetra, po demonstron një hapje të habitshme ndaj të resë, vullnetin për të bërë ndryshime të çdo lloji, edhe aty ku do ta prisje më pak. Fakti që një trajner i kalibrit të tij, me palmaresin e tij të arritjeve, përqafon një qasje kaq moderne është prova se futbolli italian, pavarësisht rezistencaveve të panumërta, mund ende të evoluojë.

Një trajner “heq gradat” për Max dhe Milanin: një sinjal

Sigurisht, nuk po flasim për kampionë të mëdhenj të futbollit, si në rastin e Stam, Kluivert, Davids dhe Crespo, por nuk mund të kalojë pa u vënë re një aspekt. Një aspekt që ka të bëjë më konkretisht me Bernardo Corradin. Ish Udinese, Parma dhe Fiorentina është aktualisht trajner i Kombëtares Under 20 të Italisë dhe ka qenë për të gjithë azzurrët Under nga 16 vjeç e lart. Tani, Corradi zgjedh të bashkohet me një staf pa qenë as trajner e as ndihmës trajner. Është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e tij, që nuk duhet nënvlerësuar.

Milan i Max duhet ta rikthehet të ketë atë uri, por jo për premtime, por për trofe dhe fitore. Allegri, që trofe ka fituar goxha, e di se koha e justifikimeve ka mbaruar. Ideja e tij e stafit të specializuar është një shkëndijë gjenialiteti apo një bllof për të maskuar një projekt pa vizion?

Një pyetje që tashmë është e hapur, por që ka edhe një periudhë skadence të mirëpërcaktuar.

Sikur të gjitha ëndrrat spektakolare të shkatërroheshin, jeta nuk do ia vlente të jetohej. Këto janë të miat në një natë të fillimverës!
Milani ynë i dashur, në vendnumëro! Shumë emra, shumë tym dhe pak zjarr
Tregtia online, diferenca me merkaton. Kazmat e vendit 8°, tani duhet të rindërtojmë. Dashuria e lojtarëve është një bllof. Midis Ibizës dhe Tanzanisë…
Çështja Theo dhe casa Milan përballë: nuk është koha për ulje çmimesh sezonale
Mike në qendër, Theo në stol: histori franceze në pista paralele
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Merkato Milan | Një goditje madhe, edhe një tjetër akoma; Një big absolut; Një titullar i ri; Allegri përplas grushtet: “Ja kë do që të blejë”

Merkato Milan

Merkato Milan | Çmendet Tare: “E do me çdo kusht! Kontakte për…”

Merkato Milan

Merkato Milanit | Qendërsulmuesi vishet kuqezi? Eksperti i sigurtë: “Ju garantoj se…”

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Merkato Milan | Një goditje e madhe! E drejtpërdrejt në Sky eksperti i merkatos: “Dua t’ju them që…”

Milanistat
Milanistat
18.06.2025
Nga Adli te Okafor, nga Bennacer te Pobega… Milan, ç’do bëhet me kthimet nga huazimi? Janë plot 9 futbollistë
Merkato Milanit | Qendërsulmuesi vishet kuqezi? Eksperti i sigurtë: “Ju garantoj se…”
Merkato Milan | Çmendet Tare: “E do me çdo kusht! Kontakte për…”
Merkato Milan | Një goditje madhe, edhe një tjetër akoma; Një big absolut; Një titullar i ri; Allegri përplas grushtet: “Ja kë do që të blejë”
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti dhe, për rrjedhojë, konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, ju lutemi na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com, unofficial site, unauthorized or connected to AC MILAN. Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit. | EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?