Siç raportohet nga Sky Sport, Darwin Nunez është ndër sulmuesit e preferuar të Tares, por i vështirë të arrihet. Mbi të janë edhe arabët. Emrat e tjerë, të zakonshmit Kalimuendo, Hojlund dhe Vlahovic
Darwin Nunez, sipas kolegëve të redaksisë sportive të të përditshmes së madhe gjeneraliste Corriere della Sera, mund të ngjisë në majë hierarkitë e preferencave të krerëve milanistë në renditjen e tyre të sulmuesve. Por, gjatë javëve të fundit, është afruar edhe me Napolin dhe po ndiqet fort edhe nga Al Hilal i Simone Inzaghit. Mirëpo, lajmet e fundit flasin për një Darwin Nunez, që po ia bën me sy Milanin dhe mund të shndërrohet në një opsion të fortë për qendrën e sulmit Rossonere, edhe pse jo i lehtë.
Midis palëve ka pasur një kontakt
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Baza për nisur negociatat me Liverpoolin. Drejtori sportiv Igli Tare është gati të ndryshojë kursin dhe jo vetëm në lidhje me sulmuesin: dy emrat e tjerë të fortë – Doue si mbrojtës i djathtë dhe Jashari për mesfushën, mbeten opsione të ndërlikuara.
Strasburg kërkon 30 milionë euro për Doue? Rossonerët i ofrojnë 7 Young Boysave për Athekame. Club Brugge vazhdon të ngrejë murin për Jasharin? Nuk zbehet për asnjë moment ideja Javi Guerra, një emër i nxehtë tashmë prej javësh zbehet: lojtari dhe Valencia po diskutojnë një rinovim kontrate, por spanjolli e ka gjithnjë një vesh të ngrehur kah Milanos.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Filtron optimizëm, sipas kolegut dhe ekspertit të njohur të merkatos Nicolo Schira (Tuttosport), në casa Como, përsa i përket fundit të sagës Morata (Milan), në shënjestër të biancobluve prej më shumë se një muaji. Negociatat e zhvilluara dje me Galatasaray për të siguruar ndërprerjen e huazimit nga klubi turk dhe drita jeshile që rezulton për mbërritjen e spanjollit këtë javë (një kontratë trevjeçare me një opsion për një të katërtën është gati).