Ekskluzivisht për Sportitalia ka folur Numri Një i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka që për Brojën tha: “Armando është padyshim një nga talentet më të mëdhenj në të gjithë historinë e futbollit shqiptar. Unë jam milanist e nëse Broja do të vinte në Milanello do të isha dy herë i lumtur. Do të ishte padyshim goditja më e mirë dhe më e fortë që Milani mund të bënte në merkaton verore”.
“Djaloshi ka aftësi të pabesueshme dhe mendoj se nuk e ka treguar ende më të mirën e tij. Ka nevojë të luajë në nivel klubesh dhe mendoj se Serie A dhe Milani paraqesin një mundësi të mirë për të që të ngjitet në majat e futbollit evropian. Do të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Evropës. Jam i bindur se është gati për të provuar një eksperiencë në futbollin italian dhe nëse kjo ndodh, besoj se do të jetë një sukses”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>