“Nëse mund të them diçka për ndeshjen e fundit, jo sepse mendoj vetëm për veten time, është se dua të largohem nga Milani me tifozët që këndojnë”. Giroud ka kërkuar dhe Curva Sud është përgjigjur. Në ndeshjen kundër Salernitanës, e vlefshme për ditën e fundit të kampionatit të Serie A, tifozeria e organizuar e Milanit ka vendosur t’i bëjë homazhe në lamtumirën e sulmuesit francez, Simon Kjaer dhe trajnerit Stefano Pioli, duke u rikthyer të këndojë dhe të inkurajojë skuadrën.
Megjithatë, sërish protesta ndaj zgjedhjeve të klubit, do të vazhdojë, por ajo do të zgjasë vetëm për 45 minuta. Në fakt, nga fillimi i ndeshjes deri në fundin e pjesës së parë nuk do të dëgjohet asnjë thirrje. Pastaj, nga rifillimi (pas minutës së 45-të), Curva Sud do të bëjë sërish të ndjehet me praninë e saj dhe do të bëjë që San Siro të dridhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit kuqezinjve që do të largohen nga klubi në fund të sezonit.

Kujtojmë se në ndeshjet e fundit, ato kundër Genoas, Cagliarit dhe Torinos, tifozeria e organizuar e kuqezinjve ka bërë grevë dhe nuk shfaqën asnjë pankartë (përveç atyre të polemike me mesazhe të forta kundër klubit). Nuk u dëgjuan as këngët e zakonshme. Arsyeja e kësaj proteste qëndron në zgjedhjet e klubit që nuk i kanë pëlqyer fare tifozëve. Në fakt, Curva Sud po kërkon një merkato dhe një trajner që janë në lartësinë e emrit të Milanit. Nëse kërkohet të konkurrohet në Evropë, siç thonë edhe drejtuesit e kuqezinjve, duhen bërë investime të një niveli të lartë dhe të mos synohen vetëm ato “low-cost”…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>