Duke ndërhyrë live në Radio Rossonera përgjatë Talk-ut, ka qenë gazetari i mirënjohur Franco Ordine që ka folur për shumë çështje që ssillen rreth orbitës Milan: ja çfarë ka zbuluar gazetari, për shanset e humbura “qëllimisht” Conte dhe Thiago Motta si edhe për zgjedhjen e Fonseca.
Ordine ndërhyn në transmetimin e Radio Rossonera
Conte tek Napoli, Thiago Motta tek Juventus: mundësi të shpërdoruara nga Milani apo një mundësi për të nxjerrë lepurin nga kapelja?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Është mundësia e madhe e humbur qëllimisht. Sepse të tjerët nuk kanë qenë më të mirë, më të shpejtë apo më bujarë. Është humbur qëllimisht sepse Conte nuk përshtatet me formatin e trajnerëve të Milanit aktual. Dhe duhet të them sinqerisht se këtij formati i ishte përshtatur edhe dyshja famoze e zonës teknike Boban-Maldini. Mbaj mend që ata patën zgjedhur pikërisht Marco Giampaolon. Me një diferencë, sipas meje: pas 7 raundeve, Boban mbi të gjithë e kuptoi se zgjedhja kishte qenë e gabuar dhe brenda pak kohëve e korrigjoi duke gjetu zëvendësuesin që rezultoi si karta fituese, Pioli.
Tani për t’u kuptuar do të jetë, nëse rastësisht do të duhet të ketë pasur një lëvizje identike, cilën kartë do të kenë në dispozicion për të korrigjuar një zgjedhje të gabuar. Kjo është e panjohura e sezonit të ardhshëm”.