Ditët e fundit të merkatos mund të jenë jo të nxehta, por përvëluese për Milanin, i cili, midis shitjeve dhe blerjeve të reja, mund të përfundojë me një bum. Janë shumë objektivat në shënjestër të Rossonerëve, ashtu siç edhe disa nga lojtarët aktualë të skuadrës në dispozicion Allegrit që potencialisht mund të largohen nga Milano.
Por, përveç disa largimeve që do të bëhen, Milani do të kishte ndërmend të paktën tri blerje të rëndësishme në fund të kësaj merkatoje. Por, le t’i marrim gjërat me radhë.
Të gjitha objektivat e momentit të Rossonerëve
Prioriteti, qartësisht, është gjithmonë qendërsulmuesi. Pavarsisht presionit të madh të ushtruar nga Tare dhe njerëzit e merkatos Milan mbi Sportingun e Lisbonës, orën e fundit gjithçka është kthyer pas, me vullnetin e Milanit për të mos u mbështetur mbi një lojtar që, edhe pse i ri, ka pasur vazhdimisht pikëpyetje për t’u transferuar në Milano. Kjo, edhe pse akordi me klubin praktikisht ishte i bërë.
Përsa i përket sulmit, është gjithnjë për t’u patur në vëmendje të veçantë deri në fund pista Vlahovic, që do të duhet monitoruar edhe pse e ndërlikuar dhe e lidhur me kushte shumë specifike.
Objektivi i konfirmuar është ai për një qendërmbrojtës të ri me peshë. Pikërisht përsa i përket kësaj çështjeje, eksperti i njohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, ka konfirmoi orët e fundit, drejtpërdrejt në Sky që: “Risia është se Milani do të blejë një mbrojtës. Vendimi është marrë; ka pasur disa takime midis Allegrit dhe Tares dhe është vendosur të merret një mbrojtës i nivelit të lartë që të mund të rrisë cilësinë mbrojtëse të skuadrës. Të shohim mbi cilin profil do të bjerë zgjedhja. Tani do të eksplorohet merkato, por e reja është se Milani do të blejë edhe një qendërmbrojtës tjetër“.
Goditja tjetër e mundshme do të ishte e destinuar për mesfushën. Dhe këtu, i preferuari i Allegrit është vetëm një: Adrien Rabiot, një i preferuar i vjetër i trajnerit Rossoner. Për të, Rabiot do të ishte goditja perfekte për të kompletuar mesfushën milaniste. Marrëveshje prej rreth 15 milionë euro, por pengesa do të ishte akordi financiar që duhet arritur me mamin – agjente të francezit.
Një goditje në mesfushë, që megjithatë do të lidhej me të paktën një largim në të njëjtin repart, me Musah gjithnjë afër Atalantës. Në largim janë edhe Bennacer dhe Adli. Një alternativë e mundshme për Rabiot? Giovanni Fabbian i Bolonjës, një profil i ngjashëm nga fiziku dhe karakteristikat, por më i ri dhe me më pak ndikim.
Së fundmi, sytë edhe ndaj një tjetër goditje që që Milani mund ta realizojë pikërisht in extremis, përballë një shitjeje të rëndësishme. Kush? Ajo e Smauel Chukwueze, shumë i kërkuar nga Fulahm, i cili ka vënë në pjatë plot 25 milionë eurosh. Përshtypja është se të gjitha palët e përfshira janë optimiste për arritjen e marrëveshjes. Në atë pikë, Milan do të duhet të përqendrohet mbi një anësor të ri të sulmit. Emri që ka qarkulluar orët e fundit është ai i xhevahirit brazilian Rayan, në pronësi të Vasco da Gama. Objektiv konkret i Rossonerëve, por nuk përjashtohen as surpriza të tjera të mundshme. Me pak fjalë, hovi final i këtij seksioni merkatoje verore mund të rezervojë goxha surpriza në casa Milan.