Milan, çfarë tour de force: një cikël zjarri, për deri në tetor. Kalendari i plotë

Midis big match dhe kurtheve provinciale, Milani përballet me ndeshje vendimtare përpara pushimit të ri. Ja cilat janë ato big match që mund të shndërrohen në trampolinë ose një greminë

Milanistat
4 Min Read

Nëse ka ndonjë moment të duhur për të t’i thithur pikë kundërshtarëve dhe për të parë nëse Milani është gati të hyjë në luftën Scudetto, është pikërisht ai pas këtij pushimi të parë prej kombëtareve. Dhe për arsye shumë specifike.

Arsyeja e parë është se pas pauzës dhe pas javës së tretë të ndeshjeve, fillojnë ndeshjet evropiane të skuadrave italiane dhe siç mirë e dimë, Milani i këtij viti nuk është përfshirë në këto evente.

Është një dhimbje e madhe të mos i shohësh Rossonerët të luftojnë në ndeshjet e mesjavës, kjo është e sigurt, por ka ndodhur, dhe kjo është momentalisht një avantazh shumë i madh ndaj kundërshtarëve. Mjaft të kujtohet Napoli i vitit të kaluar.

Dhe pastaj është edhe një arsye që mund të përfaqësojë një pengesë jo i parëndësishëm, por potencialisht edhe një plus të madh për Allegrin dhe djemtë e tij. Po, sepse deri kur të ndodhë ndërprerja e rradhës e kampionatit, do të jenë pothuajse të gjitha ndeshje kundër ekipeve të pjesës së lartë të klasifikimit.

Dhe t’i përballim tani, kur të gjithë fillojnë të luajnë çdo tre ditë, sigurisht që mund të ketë anët e veta pozitive.

Por le të hedhim një vështrim kalendarit pas pushimit, sepse janë disa big match në program përpara pushimit të ri të planifikuar për në fillim të tetorit.

Rrugëtimi i Milanit nuk lë të marrësh frymë. Do ia rinisim menjëherë kundër Bolonjës në San Siro, një kundërshtar që ka treguar se mund të konkurrojë me këdo. Një ndeshje kjo edhe si një lloj hakmarrjeje pas finales së humbur të Kupës së Italisë tre muaj më parë. Menjëherë pas saj, transferta në Udine, një fushë tradicionalisht e vështirë, ku Rossonerët duhet të tregojnë personalitet dhe qëndrueshmëri për të mos u rrëzuar.

Por kryqëzimi i vërtetë vjen midis fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit. Në San Siro do të zbarkojë Napoli, në një sfidë që vlen dyfish: prestigj dhe pikë në luftën Scudetto. Një ndeshje që, ndryshe nga vitet e kaluara, Milani do të ketë mundësinë të përgatisë me qetësi, pa u shqetësuar për udhëtimet evropiane apo rotacionet e detyruara.

Edhe tifozët do të mund të përjetojnë pritshmërinë e ndeshjes duke pasur parasysh shifrat, duke ndjekur statistikat në kohë reale që do ta sqarojnë më tej përballjen midis dy kandidatëve për titull.

Dhe si të mos mjaftonte, më 5 tetor është takimi me Juventusin në Allianz Stadium. Një provë e pjekurisë totale, pasi stadiumi bianconer është gjithmonë një terren i vështirë, por edhe momenti i duhur për të kuptuar nëse skuadra e Allegrit është gati të spostojë ekuilibrat apo nëse duhet ende të presim.

Shkurt, në më pak se një muaj, Milan do të gjendet përballë dy rivalëve të drejtpërdrejtë për titull dhe dy skuadrave në gjendje për t’i hequr pikë kujtdo.

Një rrugëtim impenjativ që mund të duket si një pengesë, por që në të vërtetë mund të shndërrohet në një trampolinë: nëse dalim të padëmtuar nga ky cikël zjarri do të thotë të arrijmë në pushimin e radhës me një vetdije të re, e ndoshta edhe me ndonjë pikë më shumë se kundërshtarët tanë, të lodhur nga angazhimet e kupës.

Share This Article
Pa Komente