MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, çfarë të ardhmeje me RedBird. Sa para ka? Llogaritë e fondit në pronësi të kuqezinjve
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Milan, çfarë të ardhmeje me RedBird. Sa para ka? Llogaritë e fondit në pronësi të kuqezinjve

By
Milanistat
20.01.2025
8 Min Read
Share
SHARE

Fondi i investimeve RedBird, i drejtuar nga Gerry Cardinale, ndër vite i ka diversifikuar investimet për t’u shndërruar një nga fondet më të rëndësishme në botë. Teksa para dy vjetësh mori në dorë edhe Milanin, duke u bërë pronari i njërit prej klubeve më fitues në botë me 7 Champions League në vitrinë, me kampionate e kupa pa fund. Pra, është momenti të njohim më mirë Holdingun, me aksionet dhe llogaritë në dorë. Si do të jetë e ardhmja e klubit nën pronësinë amerikane?

RedBird Capital Partners, e themeluar më 2014 në Nju Jork nga Gerry Cardinale, është një kompani lider në menaxhimin e investimeve në Shtetet e Bashkuara. Me një vizion afatgjatë dhe qasje sipërmarrëse, RedBird ka konsoliduar një pozicion të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm, përfshirë sportin, teknologjinë, median dhe telekomunikacionin, konsumin dhe shërbimet financiare.

Duke menaxhuar aktualisht një kapital të rëndësishëm, kompania ka tërhequr vëmendjen për investimet e saj strategjike në disa prej realiteteve më të spikatura në skenën globale.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

RedBird: vizioni imprenditorial

RedBird Capital Partners nuk është thjesht një firmë investimesh; është një ent që synon të ndërtojë kompani dhe të arrijë vlerësim afatgjatë të kapitalit. Themeluesi i saj, Gerry Cardinale, ish-partner i Goldman Sachs, ka zhvilluar një filozofi imprenditoriale që përqëndrohet në blerjen e kompanive me potencial rritjeje të lartë, duke i mbështetur me një qasje menaxheriale të synuar për optimizimin e performancës dhe rritjen e vlerës me kalimin e kohës. Ndër pjestarët e shquar të RedBird, ana Milan, janë Paolo Scaroni, Senior Advisor, Zlatan Ibrahimović, që mbulon rolin e Operating Partner. Kombinimi i ekspertizës financiare dhe vizionit sportiv e ka bërë RedBird një aktor domethënës në shumë industri, por është në botën e sportit që kompania ka pasur sukses të veçantë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Redbird: investimet

Gjatë viteve, RedBird ka bërë një sërë investimesh strategjike në disa prej kompanive dhe korporatave më prestigjioze në botë. Një shembull emblematik është blerja, më 2022, e Milanit prej fondit amerikan Elliott për një vlerë prej 1.2 miliardë euro. Kjo blerje shënoi hyrjen e madhe të RedBird në botën e futbollit evropian, një lëvizje që ka gjeneruar interes të madh në skenën sportive ndërkombëtare. Por RedBird e kishte tashmë një eksperiencë në futboll, në këto gjerësi gjeografike me blerjen e 85% të aksioneve të Toulouse FC më 2020, pavarësisht rënies së klubit në Ligue 2. Basti i RedBird mbi një klub me potencial rritjeje ishte fitues dhe skuadra më pas shfaqi shenja përmirësimi nën pronësinë e re. Më 2023, RedBird zgjeroi më tej portofolin duke blerë një kuotë në skuderinë e Formula 1, Alpine, së bashku me Ryan Reynolds. Lëvizja nënvizoi vullnetin e fondit për të diversifikuar investimet në sektorë të ndryshëm, mes të cilëve automobilizmi dhe media-tech.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

RedBird: inovacioni dhe argëtimi

Përveç investimeve sportive, RedBird ka demonstruar një prani të fortë edhe në sektorin e argëtimit. Më 2022, në partneritet me aktorët Ben Affleck dhe Matt Damon, lançoi Artists Equity, një studio e pavarur që synon të krijojë mundësi për kineastët dhe të prodhojë projekte kinematografike të nivelit të lartë. Objektivi i studios është të prodhojë të paktën pesë projekte në vit, duke u ofruar krijuesve një akses më të madh në pjesëmarrje në të ardhura dhe duke përforcuar vizionin e tyre artistik. Më 2023, RedBird bashkëthemeloi EverWonder Studio, një tjetër sipërmarrje që synon të prodhojë përmbajtje të pavarur. Kjo studio përqëndrohet në filma artistikë, dokumentarë dhe seri jofiction, me synimin për të zhvilluar prona të reja intelektuale të destinuara kah një audience globale. Këto projekte nxjerrin në pah qasjen inovative të RedBird, që nuk limitohet thjesht në ndjekjen e trendeve të merkatos, por kërkon në mënyrë aktive të ndikojë në to dhe të krijojë mundësi të reja për talente dhe projekte me vlerë.

RedBird: bashkëpunimet

Përveç investimeve direkte, RedBird ka zhvilluar partneritete strategjike me disa prej emrave më të mëdhenj të sportit dhe argëtimit. Një shembull është pjesëmarrja në Fenway Sports Group, i cili zotëron Boston Red Sox, Liverpool FC dhe Pittsburgh Penguins. Partneriteti me LeBron James përmes kompanisë së tij SpringHill Co. ka forcuar pozicionin e RedBird si një nga investitorët më me ndikim në industrinë e argëtimit dhe marketingut sportiv. Partneriteti me Dwayne Johnson në XFL, një version spektakolar i futbollit amerikan, ka zgjeruar më tej shtrirjen e RedBird në hapësirën sportive, ndërsa investimi në New York Yankees dhe rrjetin televiziv YES Network ka konsoliduar praninë e tij në botën e medias sportive.

RedBird: Gerry Cardinale

Gerry Cardinale, me eksperiencën e tij njëzetvjeçare te Goldman Sachs, ka ndërtuar një karrierë të bazuar mbi një vizion strategjik dhe një qasje të disiplinuar ndaj investimeve. Me një diplomë në Politics and Political Theory të Oksfordit dhe një Honours Degree të Harvard, Cardinale ka patur një rol të dorës së parë në krijimin dhe rritjen e RedBird, duke sjellë me vete një njohje të thellë të merkatove financiare dhe një shpirt të madh sipërmarrës. Lidershipi i tij ka qenë i rëndësishëm në drejtimin e RedBird përmes një periudhe ekspansioni ndërkombëtar, të shënjuar nga investimet në sektorë strategjikë si sporti, media dhe argëtimi. Aftësia e tij për të tërhequr bashkëpunime me personalitete të njohura dhe për të lundruar me sukses në botën e futbollit evropian, pavarësisht vështirësive fillestare, e ka bërë RedBird një pikë referimi në panoramën e investimeve.

RedBird: llogaritë në xhep

RedBird Capital Partners vazhdon të rritet dhe të diversifikojë portofolin e tij të investimeve përhapen nga sporti, te argëtimi, nga media te teknologjia. Strategjia e tij afatgjatë, e bazuar në një qasje sipërmarrëse dhe menaxhim të kujdesshëm të kapitalit, e bën atë një nga kompanitë më premtuese në panoramën globale të investimeve. Përsa i përket shifrave të ftohta, RedBird aktualisht menaxhon rreth 10 miliardë dollarë kapital, të investuar prej aktorëve kryesorë si për blerjen e Paramount-it historik nga Skydance. Projekti i Gerry Cardinale, midis diversifikimit dhe përqafimit në spektër të gjerë të inovacioneve teknologjike, është një fond që nuk është kurrë statik dhe në kërkim të vazhdueshëm të risive, madje edhe në fushën sportive.

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
TAGGED:Artists EquityBen AffleckBoston Red SoxDwayne JohnsonEverWonder StudioFenway Sports Groupfondo ElliottFormula 1 AlpineGerry CardinaleGoldman SachsHarvardHoldingHonours DegreeLeBron JamesLiverpool FCMatt DamonMilanNew YorkNew York YankeesOperating PartnerOxfordPaolo ScaroniParamountPittsburgh PenguinsPolitical TheoryRedBird Capital PartnersRyan ReynoldsSenior AdvisorSHBASkydanceSpringHill Co.Tolosa FCXFLYES NetworkZlatan Ibrahimović
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?