Nga Juventus-Milan të dielën në mbrëmje pati disa lojtarë që zhgënjyen dhe njëri prej tyre, sigurisht, ishte Rafael Leao, ndikimi i të cilit nuk ishte në nivelin e pritshmërive të tifozëve.
Sulmuesi Rossoner, edhe një herë, është kritikuar ashpër nga Antonio Cassano, për gabimet e bëra në Alianz Stadium.
Në gjysmë orës që ishte në fushë, Leao pati dy mundësi të shkëlqyera për gol, që i shpërdoroi të dyja dhe në një mënyrë mjaft spektakolare.
Qëndrimi dhe mungesa e vendosmërisë së treguar në atë pjesë ndeshje që luajti, ashtu si edhe në situata të tjera bënë që Cassano, siç e ka bërë vazhdimisht edhe në të kaluarën, nga mikrofonët e “Viva El Futbol” të sërish sulmojë numrin 10 milanist me gjithë furinë e tij.
“Kam pasur fatin të luaj me lojtarë vërtet fenomenalë, por Leao nuk është. Ai mendon se është dhe kjo më bezdis shumë. Nuk e ka idenë e futbollit, nuk di ta mbrojë topin, nuk di gjuajë mirë me asnjërën këmbë. Është skarso, nuk bën gola, as asiste, ka vetëm shpejtësi dhe pak gjëra të tjera. Nuk është faji i tij, është faji i Milanit, që i jep 8 milionë. Nëse shohim vitet e fundit të tij dhe të Orsolinit, pagat e tyre duhet të ndryshojnë kahje”, thotë Casanno.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
