Milan dhe Victor Boniface janë një hap larg. Akordi midis dy klubeve është gjetur me një formulë huazimi prej 5 milionë eurosh me një të drejtë blerjeje prej 25 milionë eurosh, për një operacion me vlerë potenciale prej 30 milionësh në rast blerjeje përfundimtare nga ana e Milanit për sezonin e ardhshëm.
Rossonerët kanë punuar paralelisht mbi profilet e Boniface dhe Rasmus Hojlund, me ish Atalantën që është kontaktuar edhe nga Napoli. Por, kur Bayer Leverkusen u hap ndaj një zgjidhjeje me të drejtën e blerjes, Milan nxitoi në përpjekjet e tij për të arritur në fazën finale, me akordin me Bayer dhe punën për të fiksuar vizitat mjekësore që do të përqendrohen, përveç aspekteve të përgjithshme dhe tradicionale dhe, siç është logjike, edhe mbi gjurin e futbollistit, që ka këputur dy herë ligamentin vitet e fundit.
Milani, në korrik, pati zhvilluar vizitat paraprake mjekësore edhe për Marc Pubill në Barcelonë për të patur siguri mbi stabilitetin e gjurit të tij, e më pas vendosi të mos e blinte lojtarin, por vetëm për arsye teknike dhe jo fiziko-financiare.
Victor Boniface është duke pritur orarin e fluturimit që do ta sjellë në Milano për t’iu nënshtruar testeve me Milanin. Praktikisht është e pamundur që teserimi i tij të mund të finalizohet përpara ndeshjes me Cremonesen, me objektivin e qartë për ta vënë në dispozicion të Allegrit për ndeshjen e së premtes, më 29m në rrugën del Mare kundër Lecces.
Mbetet i gjallë interesi për Harder të Sporting Lisbonës, por një avancim mbi lojtarin do të vendoset pas përfundimit të çështjes Boniface dhe pas një vlerësimi përfundimtar nga Furlani dhe Tare, bashkë me Massimiliano Allegrin.