Tetëdhjetë e pesë minuta gjithsej në pesë miqësoret verore të Leverkusenit, zero në ndeshjen e parë zyrtarre në Kupën e Gjermanisë më 2025-26 dhe 1′ në 20 prill 2025, kundër St. Paulit, ndeshja e tij e fundit në Bundesligë.
Victor Boniface, objektivi i ri i Milanit për të zgjidhur enigmën e qendërsulmuesit, duket gjithçka përveç një zgjidhjeje gati për përdorim, veçanërisht duke pasur parasysh emergjencën me të cilën po përballen Rossonerët në sulm pas stopit të Rafa Leaos dhe largimit të Noah Okafor. Kjo për shkak të dëmtimeve që shpesh kanë prekur karrierën e tij.
Mjafton një e dhënë: më 2025, sulmuesi nigerian ka luajtur vetëm 12 ndeshje për Bayer, duke shënuar vetëm tre gola.
Milan, Boniface dhe historiku i dëmtimeve
E megjithatë, vetëm shtatë muaj më parë, Boniface ishte rrugës për në Arabinë Saudite, për plot 70 milionë euro. Konkretisht, për në Al Nassr-in e Cristiano Ronaldos. “Isha në një hotel në Frankfurt dhe po blija dhurata për familjarët, pastaj gjithçka dështoi”, ka konfirmuar vetë lojtari në një intervistë të kohëve të fundit. Sepse, përsa i përket nivelit të nigerianit ka pak për të thënë: kur është në formë, bën gjëra të mrekullueshme.
Më 2023-24, në vitin e tij të parë në Gjermani, shënoi 21 gola në 34 ndeshje. Problemi qëndron në brishtësinë e fizikut të tij edhe pse të potent (1.90 metra i gjatë).
Historiku i dëmtimeve është i pamëshirshëm: te Bodo Glimt, skuadra e tij e parë profesioniste në Evropë, këputi dy herë ligamentin e gjurit, së pari në mars 2019 e më pas në nëntor 2020. Por kjo nuk e ndaloi të rikuperohej dhe të transferohej në Belgjikë te Union St. Gilloise, ku, në 2022-23, shpërtheu duke luajtur gjithashtu si anësor i sulmit: 17 gola në 51 ndeshje.
Leverkusen e sjell kështu në një nga pesë kampionatet më të mira të Kontinentit të Vjetër. Dhe, siç thamë, fillimi është super. Boniface shënon dhe bind si qendërsulmues me Xabi Alonso, por… në janar 2024, ndalesa e rradhës: tre muaj jashtë për shkak të një problemi serioz të aduktorëve.
Dëmtimi i fundit në nëntor 2024, një telash në kofshë që jo vetëm do ta mbajë jashtë fushave për 12 ndeshje, por do të ndikojë madje edhe rendimentin e të gjithë gjysmës së dytë të sezonit të tij. Domethënë, për Milanin, përqëndrimi mbi nigerianin do të ishte një rrezik. Nëse është fitues a jo, në fund të fundit mund të varet tërësisht nga fati.
Materiali është botuar në Gazetta.it dhe përshtatur në shqip nga bashkëpunëtorë të jashtëm të milanistat.com, në Milano