Milan, bomberi i ri vjen nga Real Madridi: një ofertë prej 28 milionësh

Milanistat
3 Min Read

Sezoni i ri i Serie A, i Milanit, pati një fillim jo edhe aq të dëshiruar prej tifozëve, por edhe as prej vetë protagonistëve në rradhë të parë. Pas fitores në Kupën e Italisë kundër Barit, skuadra e Max Allegrit u shemb para syve të publikut të San Siros, duke humbur 2-1 ndaj Cremoneses së sapongjitur në A. Janë shumë aspektet në të cilat Max do të duhet të punojë, por një gjë është e sigurt: Milanit i duhet një sulmues i ri.

Në këtë drejtim, po punon shumë Tare, duke u thelluar në situatën e Boniface. Rossonerët e vlerësuan me kujdes gjendjen fizike të sulmuesit të Bayer Leverkusen dhe arritën në përfundimin se nuk mund t’i besohet.

Ndërkohë, rezistojnë pistat që çojnë te Vlahovic dhe Harder. Në idenë e Milanit do të ishte dëshira për t’i blerë të dy sulmuesit. Gjatë orëve të fundit, në listën e Tares po shquhet edhe një emër tjetër, i ri: bëhet fjalë për një sulmues të Real Madridit.

Milani lëshohet mbi bomberin e Real Madridit

Jo vetëm Dusan Vlahovic dhe Conrad Harder pra, në axhendën e Igli Tares do të ishte rrethuar me të kuq edhe emri i një tjetër sulmuesi. Sipas o Defensa Central, klubi i Rossonerëvedo të kishte vënë në shënjestër supertalentin e blankosve, Gonzalo García, bomber i ri i Real Madridit.

Sulmuesi spanjoll klas 2004 ka tërhequr vëmendjen mbi vete gjatë Botërorit për Klube, duke rënë në sy me lojën dhe golat e tij mbresëlënës. Në turneun e FIFA-s, ai u bë protagonist me katër gola dhe një asist.

Megjithatë, operacioni duket të jetë kompleks për Milanin. Gonzalo García duket se e ka fituar tashmë një vend midis të privilegjuarve në hierarkitë e trajnerit Xabi Alonso, duke lënë pas Rodrygo dhe Endrick.

Pavarësisht kësaj, Milan do ta kishte bërë lëvizjen e tij, duke i bërë të ditur Real Madridit të Florentino Perez se është i gatshëm të paraqesë një ofertë të konsiderueshme.

Milan, Tare sytë te Garcia

Rossonerët do të kishin vënë në tavolinë 28 milionë euro, shumë që Los Blancos do ta kishin refuzuar. Sidoqoftë, Milani nuk duket është i gatshëm të heqë dorë nga ky opsion. Përpara mbylljes së merkatos, Rossonerët mund të bëjnë një tjetër rilançim.

Gonzalo García është një nga sulmuesit më premtues në Evropë, një xhevahir i rritur pikërisht në kopshtijen e Galacticos. Sezonin e shkuar luajti për Real Madrid B, duke shënuar 25 gola dhe realizuar 4 asiste në 36 ndeshje.

Share This Article
Pa Komente