Kanë nisur të qarkullojnë zëra mjaft të fortë, që na kanë treguar atë që mund të ndodhë në pankinën e Milanit
Në casa Milan nuk ka asnjë moment paqe. Dhe pas shortit të Champions League, ka nisur të flitet edhe më me forcë për merkaton, por edhe për të ardhmen në përgjithësi. Këtu, në milanistat.com, ne ju kemi kemi zbuluar të parët të rejat për Gimenezin, me përqindje që duket se do të rriten ndjeshëm, përsa i përket mundësisë për ta parë me fanellën kuqezi në të ardhmen e afërt. Edhe vetë lojtari, nga ana e tij, po shtyn me të gjithë forcat e tij për të ardhur në Milano. Me klubin që duket se e ka ngritur ofertën deri në pikën që të gjithë janë të lumtur. Padyshim, po planifikohet e ardhmja, por në klub po përqëndrohen shumë edhe tek e tashmja. Dhe pikërisht në këtë kuptim derbi kundër Interit mund t’i kthejë përmbys të gjitha letrat në tavolinë. Aq sa dikush ka filluar të hipotezojë edhe për një lamtumirë të Conceicaos: ja çfarë po ndodh
Milan News
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Zëra të veçantë, janë ato që qarkullojnë prej disa orësh dhe që tregojnë sesi Conceicao mund të përfundonte shpejt në qendër të tregut rosonere. Sipas disave, trajneri i Milanit po rrezikon goxha shumë. Që, nëse humbet derbin, shumë shpejt mund të vihet në pikëpyetje. Por ka më shumë. Nëse duam, është një lajm edhe më i bujshëm.
Me sa duket, në fakt, Milani mund të vendosë, sidoqoftë, të ndryshojë trajner në fund të sezonit, duke u përpjekur të përqëndrohet mbi një profil tjetër. Një me të cilin të ndërtohet një projekt afatgjatë rritjeje. Me fjalë të tjera: Conceicao mund të japë karakter, por njerëz si Sarri apo De Zerbi mund të sjellin kthesën. Është një ide taktike preçize. Në këtë kuptim, trajneri aktual i Marsejës do të ishte realisht kandidati numër një për të rindërtuar Milanin e të ardhmes. Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndërkohë, megjithatë, Conceicao është i paralajmëruar. Mund vetëm të fitojë. Dhe kaq.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>