Pas zërave të ditëve të fundit, kanë mbërritur të tjera, mbi të ardhmen e Antonio Contes e që i interesojnë edhe Milanit: lajmet më të fundit
Gjatë këtyre ditëve është folur shumë për të ardhmen e pankinës Milan. Pa dyshim, Sergio Conceicao, ka dështuar t’i japë një shtysë të vërtetë sezonit kuqezi, pavarësisht nga një merkato mbresëlënës dimërore. Mirëpo kthesa aq e shumëpritur nuk ka ardhur, aq sa – përveç eliminimit nga Championsi aktual – rrezikohet seriozisht edhe kualifikimi për në edicionin e ardhshëm të Champions League. Dhe në rast se Milani do të duhej ta humbiste këtë objektiv, atëherë mundësia që Conceicao t’i thoshte lamtumirë kuqezinjve në fund të sezonit është shumë reale. Për këtë arsye, ditët e fundit në orbitën Milan kanë nisur të qarkullojnë disa emra si zëvendësues të mundshëm të teknikut portugez.
Mes tyre, disa kanë futur në valle edhe Antonio Conten. Në veçanti, ditët e fundit, eksperti i merkatos dhe gazetari Alfio Musmarra, drejtpërdrejt në Top Calcio 24, ka deklaruar: “Kemi mësuar se ka pasur kontakte mes Ibrahimovicit dhe Contes. Nga janari janë në kontakt”. Një lajm ky, me pak fjalë, vërtetë i bujshëm, i nxitur edhe nga fjalët e vetë trajnerit salentin, i cili në një konferencë për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje për të ardhmen e tij, u përgjigj: “Duhet të punojmë dhe të rritemi nëse ka mundësi, pastaj të shohim”. Dhe, pas këtij lajmi, gjatë këtyre orëve sapo ka ardhur një tjetër po aq i bujshëm, që ka të bëjë me të ardhmen e afërt të Contes: ja të gjitha detajet
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>