Kastingu për trajnerin e ri kuqezi vazhdon në casa Milan. Janë shumë emrat që kanë hyrë në valle kohët e fundit, ashtu siç të shumta janë edhe zërat dhe lajme për kandidatët e mundshëm të pankinës së djallit për pas-Piolin. Ziejnë ndjenjat e tifozëve dhe specialistëve, sidomos pas asaj që ndodhi me rastin e Lopetegui. Tanimë klubi nuk mund të bëjë gabime apo të japë të tjera shenja pasigurie dhe dobësie. Tani kemi nevojë për përgjigje serioze dhe konkrete, ndoshta brenda në një kohë të shkurtër.
Thënë kjo, pikërisht gjatë këtyre orëve ka pasur zhvillime padyshim të rëndësishme nga këndvështrime të ndryshme. Nga lajmet e fundit të zbuluara prej ekspertit të njohur të merkatos, Gianluca Di Marzio, e deri te një zë i bujshëm që ka të bëjë edhe një herë me Antonio Conten: le t’ia nisim menjëherë me paraqitjen e lajmeve të zbuluara, duke i shfletuar shpejt njëri pas tjetrit.
Situata Conceicao
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ia nisim nga Sergio Conceicao, trajneri që duket se është në pole position për stolin e kuqezinjve. Megjithatë, ish-Lazio, është ende nën kontratë me Porton, deri më 2028. Sipas raportimeve të gazetës të mirënjohur sportive A Bola, gjatë takimit të shumëpritur mes Conceicao dhe Villas-Boas të dy kishin pasur vetëm një bisedë informale. Supozohet që për të ardhmen nuk është folur. Gjithnjë sipas A Bola, në fakt, e ardhmja e trajnerit portugez do të përcaktohet vetëm pas finales së Kupës së Portugalisë mes Portos dhe Sporting Lisbonës të planifikuar më 26 maj. Për Conceicaon, pra, do të pritet ende. Pra, le të vazhdojmë me të rejat e tjera për stolin e kuqezinjve dhe me emrat e tjerë në lojë.
Të reja nga Di Marzio
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ndërsa eksperti i mirënjohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, ka bëri një analizë mbi Paulo Fonseca. Dhe vëmendje, sepse ka një lajm të madh në këtë drejtim. Marseille në fakt do të kishte përshpejtuar fuqishëm drejt Fonsecës pikërisht me objektivin për t’ia rrëmbyer Milanit. Ja çfarë raporton Di Marzio në sitin e tij zyrtar: “Emri kryesor për OM është ai i Paulo Fonseca, aktualisht te Lille, i kërkuar gjithashtu edhe nga Milani, klub të cilit francezët i frikësohen ndaj dhe do të donin ta mbyllnin sa më shpejt. Marseja po shtyn gjithnjë e më shumë për ta bindur Paulo Fonsecën që të pranojë propozimin e saj”. Klubi francez do t’i kishte garantuar Fonseca kartë të bardhë në projektin teknik, duke shpresuar ta bindë. Milani është i paralajmëruar. Por tani kujdes mbi lajmin më të fundit që ka të bëjë me italianin Antonio Conte.
Sërish Conte
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në këtë rast lajmi vjen nga gazetari i njohur i Rai-t, Paolo Paganini, i cili përmes profilit të tij X ka zbuluar: “Napoli u përpoq në çdo mënyrë të bindë Antonio Conten, tani është “hedhur” mbi Piolin. Edhe Milani dhe Bayern Munchen po insistojnë ndaj Contes, por ai (e përsëris) ende shpreson te Juventusi edhe pse Giuntoli tashmë ka një akord me Thiago Mottan”. Me pak fjalë, sipas gazetarit, Milani po vazhdon të shtyjë në hije edhe për Conten. Dhe, me dyert e Juventusit tani praktikisht të mbyllura, mund të ketë ende një dritëz optimizmi për ata që shpresojnë të shohin trajnerin salentin në stolin kuqezi. Hipotezë shumë e ndërlikuar dhe konkretisht e largët, të paktën për ato që dimë. Por kurrë mos thuaj kurrë, veçanërisht kur në mes është Milani.