Gjueti për bomberin e ri. Milani duket se e ka bindur Alvaro Moratën, që pas vitesh përkëdheljesh, të mund të vijë e të jetë pjesë e zgjidhjes që konsiderohet ideale për të zëvendësuar Olivier Giroud. Largimi i francezit rëndon shumë prandaj, përveç qendërsulmuesit të Atletico Madridit, mund të vijë edhe një tjetër.
Furlani, Moncada dhe Ibrahimovic pra po kërkojnë kudo nëpër Evropë për një profil që të mund të integrohet me Moratën, për një shpenzim jo të çmendur por që të pozicionohet në mënyrë sasiore për atë shumë që ishte llogaritur të shpenzohej për operacionin Zirkzee. Qendra holandeze tani duket se është zhvërë plotësisht, komisionet e Kia Joorabchian kanë shkruar në mënyrë efektive fjalën e fundit në telenovelën e parë të madhe të verës milaniste. Në këtë pikë, megjithatë, një surprizë e papritur vjen për tifozët e ‘Djallit’.
Ideja e fundit e merkatos në shtëpinë e kuqezinjve ka të bëjë me futbollin gjerman. Një nga xhevahiret ka rënë në sy kohët e fundit duket se është ndër objektivat e drejtuesve të Milanit.
Pra, sipas zërave të ditëve të fundit të merkatos, Milani po vlerëson – midis shumë emrave të tjerë – edhe atë të Karim Adeyemi për të forcuar sulmin në dispozicion të Paulo Fonsekës. Në pritje të një përgjigje nga Morata dhe me sfumimin përfundimtar të dëshirës Zirkzee, ideja e gjermanit mund të jetë thjesht perfekte për të ardhmen e afërt.
22 vjeçarit nga Mynihu i skadon kontrata më 30 qershor 2027 me Borussia Dortmund, por përballë një oferte të duhur, ai mund të bëjë gati valixhet dhe të transferohet në një klub tjetër të madh: Milani është në dritare. Megjithatë, klubi gjerman, pasi kanë shqyrtuar me vëmendje edhe ata nga ana e tyre interesimet e Milanit, kanë vendosur t’u kthejnë një përgjigje jo këndshme drejtuesve të klubit të rrugës Aldo Rossi. Doni Adeyemi? Na jep Tijjani Reijnders. Një skenar që nga Casa Milan nuk duket se do të mund ta merret në konsideratë.
Sado që karakteristikat e Adeyemi, pëlqehen nga drejtuesit kuqezinj, Reijnders konsiderohet si një shtyllë e ‘Djallit’ të së tashmes e mbi të gjitha të së ardhmes. Ndaj për këtë arsye nuk ka gjasa që marrëveshja të ngrihet mbi këtë bazë. Mesfushori Ish AZ Alkmaar ka treguar vlerën e tij të padiskutueshme edhe në Euro 2024, në këtë vitrinë absolutisht prestigjioze. Dhe kështu klubi i Cardinales nuk do të dëgjojë kërkesa për Rijnders, i cili në vitin e tij të parë me fanellën e Milanit bëri 50 paraqitje me 4 gola dhe 4 asiste në kampionat dhe kupa. Vetëm në rast të një ofertë të paturpshme që vështirë se do të mund të refuzohej…