MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan-Barcelona 4-0 (’94), kronika e një ndeshje perfekte
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Amarcord

Milan-Barcelona 4-0 (’94), kronika e një ndeshje perfekte

By
Milanistat
25.07.2025
45 Min Read
Share
SHARE

Sezoni

Milani i sezonit 1993-94 prezanton fillimin e një epoke të re. Është mbyllur përfundimisht, në fakt, epoka e holandezëve: Ruud Gullit, në konflikt me Fabio Capellon, u dërgua te Sampdoria; Frank Rijkaard u rikthye në Holandë, te Ajax. Pati njoftuar lamtumirën e tij nga Rossonerët në ditën më të keqe, asaj të Mynihut: goditja me kokë e Basile Boli, Olympique Marseille që fiton edicionin e parë të Champions League të rinovuar nën vështrimin e Berlusconit. Dalja nga skena e lojtarit holandez e njoftuar vetëm disa orë para finales, i kishte zemëruar shumë drejtuesit Rossonerë.

Vera e vitit 1993 shënjohet nga shpresa për të rigjetur Van Bastenin më të mirë, që vinte nga një sezon që ta quanim të mjerë, sa për të përdorur një eufemizëm: vetëm 15 paraqitje në kampionat dhe 13 gola, i fundit prej të cilëve, i shënuar ndaj Ankonës që më 9 maj, me iluzionin e rikthimit në gjendjen më të mirë, në prag për finales katastrofike bavareze, të luajtur shumë poshtë reputacionit të tij, të shkatërruar nga dhimbjet. Më 9 qershor, operohet edhe një herë në kavilje nga dr Martens. Një tjetër kontroll ishte planifikuar për më 25 gusht, por rikthimi i tij i mundshëm pritej rreth Krishtlindjeve: “Kur të rikthehem, do të doja të bëhesha blerja më e rëndësishme e Milanit”. Por nuk do të rikthehej më. Shumë kohë para atij kontrolli, natën midis 2 dhe 3 gushtit, Porsche e verdhë e Gianluigi Lentinit bëhet copë-copë: kishte shtyrë shumë fort me një rrotë rezervë që nuk mund ta përballonte atë shpejtësi, u përplas, rrezikoi jetën, duke hedhur në erë sezonin dhe, në mënyrë të pashmangshme, një karrierë që na la me më shumë pyetje sesa përgjigje.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Por nuk ka një what if klasik, nuk jemi këtu për të pyetur se çfarë do të ishte bërë Lentini: ne tashmë e dimë dhe për ata që nuk e dinë, shikoni versionin e plotë të Torino-Real Madrid, gjysmëfinalen e Kupës UEFA të 1992. Është gjithçka aty. Është edhe kjo një arsye se pse Milani i 1993/94 nuk duket aq frikësues sa ai i disa edicioneve të shkuara të anijes luftarake berluskoniane. Merkato është pothuajse ekskluzivisht e dominuar nga NDRYSHIMI: duhet një blerje e re, luksi dhe vendimtare, Christian Panucci, e nevojshme për të imagjinuar një Djall pa Mauro Tassottin. Pastaj vjen Brian Laudrup, i saporënë nga kategoria me Fiorentinën, Raducioiu, Ielpo dhe Alessandro Orlando.

Milani e nis sezonin me një ritëm të qetë, avantazhi i tij kryesor ishte aftësia për të mos pësuar kurrë gol: i pari i pësuar vjen në mes të tetorit, një barazim 1-1 ne Foggian, pas shtatë ndeshjesh e gjysmë pa e parë kurrë Sebastiano Rossin, i bërë më në fund titullar i palëvizshëm pas vitesh në të cilat iu desh të mposhtte konkurentë të ndryshëm, nga Pazzagli te Antonioli. Më 31 tetor, pas dy vitesh dominimi absolut, Djalli zbulon se mundej edhe të renditej në një pozicion tjetër përveç atij më të lartë: në Xhenova, në shtëpinë e Sampdorias, kuqezinjtë shkojnë përpara 0-2 dhe humbasin 3-2, me kofshën prej graniti të Ruud Gullit, i cili tanimë jo Rossoner, e zbut topin sikur të ishte prej kadifeje dhe godet tejpërtej Rossin me një top të mbushur plot me helmin e një viti të kaluar duke përtypur lajthi. Është edhe kjo që pas asaj humbjeje Capello, nis të punojë përkrah Gallianit, duke e bindur se për mesfushën e mbetur jetime nga Rijkaard nevojitet diçka më shumë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Trajneri nuk e ka gjetur ende ekuilibrin e përsosur: partneriteti Albertini-Boban nuk është mjaftueshëm i fortë, duhet shpesh të riekuilibrohet me ndërhyrjen e Eranios në njërin prej dy krahëve. Për më tepër, trajneri po përballet me rotacionin e vështirë të të huajve në skuadër: ka plot gjashtë në skuadër, edhe pse van Basten është sa për të respektuar kontratën dhe ai mund të përdorë vetëm tre njëkohësisht. Në ndihmë i vijnë dëmtimet, por me ardhjen e tij, Desailly kuptohet shpejt se është një i palëvizshëm nga formacioni. Francezi e transformon skuadrën që prej dy muajsh nuk pëson gol: seria e pamposhtmërisë së Sebastiano Rossit ndërpritet më 27 shkurt me një gol të Kolyvanov, pas 929 minutash, rekord në Serie A, të cilin e feston duke i treguar atributet tribunës së tifozëve kundërshtarë. Në ndeshjen e parë në Foggia, kishte rikthyer drejt tribunës së tyre një bombë tymuese të hedhur ndaj tij pas golit të skuadrës vendase: “Mendova se ishte një fishekzjarr”. Eh, mirë me kaq.

Milani del nga triptiku Juventus-Sampdoria-Inter me gjashtë pikë, e kështu arkivohet Scudetto, duke u mjaftuar me administrimin e zakonisht drejt objektivit përfundimtar. Po në Evropë? Rossonerët pësuan një tronditje serioze kundër Aaraut, duke kaluar turin e parë me një rezultat skeletik të përgjithshëm vetëm 1-0, falë golit të Papin, në mesin e shtatorit. Më e lehtë praktika Kopenhagen (0-6 në Danimarkë, 1-0 në San Siro, me JPP që dominon përsëri) përpara fillimit të fazës së grupeve. Formati i Champions League 1993/94 parashikon një risi të rëndësishme nga edicionet e mëparshme: grupet gjithmonë luheshin përpara të tetave të Finales, por këtë herë nuk kualifikuan drejtpërdrejt finalistët.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Me qëllimin për të shtuar edhe një ndeshje tjetër për televizionin, u shpik edhe gjysmëfinalja, që do të luhej si një ndeshje e vetme në shtëpinë e skuadrës më mirë të klasifikuar. Milani ndërton primatin e tij në tre ndeshjet e para, duke mposhtur Porton dhe Werder Bremen, e duke barazuar 0-0 me Anderlechtin dhe duke administruar në tre ndeshjet e fundit, tre barazime. Nuk dukej më si ai Djalli i tërbuar i një viti më parë, që kishin arritur në finale duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Më 27 prill, në San Siro, vjen pra Monaco e Arsene Wenger, e rreshtuar si skuadra e dytë e grupit tjetër që pa Barcelonën të shëtiste. Ishte një formulë e çmendur: Milani vjen në ndeshjen me monegaskët me njëmbëdhjetë lojtarë të paralajmëruar me kartona të verdhë. Drejtuesi i ndeshjes, gjermani Heynemann, pas avantazhit të Desailly, fillimisht godet njërin (Baresi) dhe më pas, dy minuta më vonë, përjashton Costacurtën. Goli i 2-0 i Albertinit është një kryevepër fuqie dhe precizioni, edhe goli i tretë i Massaros është një vlerë e shtuar për sytë kur e shikojnë. Dhe tani, nga anën tjetër, është Barcelona. Që niset si stërfavorite.

Previous Page1234Next Page
Forca Kapiten, populli kuqezi i bashkuar, bën tifozllëk për ty!
Milan 6 – 0 Inter: nata kur Djalli kërceu mbi Hënë
Redondo te Milani: nga dëmtimi i rëndë te triumfi në Kupën e Italisë dhe lamtumira me Baggion
Lamtumirë Theo, të kemi dashur vërtet
Marco Van Basten, Mjellma e Utrechtit në krahët e historisë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?