Alvaro Morata do të jetë blerja e parë e kësaj vere të gjatë dhe të nxehtë. Rruga e lirë përfundimtare mbërriti para pak orësh, me spanjollin gati për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për t’u lidhur me Milanin për katër vjet me rreth pesë milionë euro neto në sezon. Atletico Madrid do të marrë plot 15 milionë euro të klauzolës çliruese.
Sidoqoftë, merkato e Djallit nuk do të ndalet vetëm tek kapiteni i “Furive të Kuqe” dhe shumë shpejt do të mbyllen edhe marrëveshjet e tjera që janë në lojë. Është ky vullneti i Zlatan Ibrahimoviç, Giorgio Furlanit dhe Geoffrey Moncadës. Objektivat janë identifikuar dhe ka ardhur koha për të mbyllur goditjet. Pas Moratës, pra, vëmendja është përqendruar mbi të gjitha tek Fofana dhe Pavloviç. Përsa i përket mesfushorit, djalli ka marrë po-në e lojtarit, por ende nuk ka një marrëveshje me Monacon, e cila do të dëshironte 30 milionë euro. Një shifër që konsiderohet e tepruar duke pasur parasysh kontratën në skadencë pas më pak se një viti, më 30 qershor 2025. Milani, nga ana e tij, nuk do të dëshironte t’i kalonte njëzet.
Merkato Milan, Pavloviç bllokon Emerson Royal: situata e negociatave
Ndërkohë që përsa i përket mbrojtësit, përshtypja është se mund të arrihet diçka më shumë. Nga ana tjetër, Pavlovic është bërë prioritet përsa i përket prapavijës. Është lojtarë mëngjarash dhe i fortë fizikisht, që shërben për të përforcuar paketën e pasme të ekipit.
Deri pak ditë më parë ishte vendosur që të ndërhyhej në të djathtë, duke e shtyrë goditjen për në qendër pas largimit të Malick Thiaw. Ndërkohë që serbi i Salzburgut tani mund të mbërrijë menjëherë. Pasoja e kësaj zgjedhjeje është padyshim ngrirja e akordit me Emerson Royal. Ditët e fundit nuk ka pasur kontakte të mëtejshme me Tottenhamin, me Milanin që pati ndaluar në propozimin prej dhjetë-pesëmbëdhjet milionë eurosh, ndërsa Spursat që kërkon dyfishin e kësaj shumë. Ekziston një distancë e rëndësishme, pra, dhe Djalli nuk ka ndërmend aktualisht të rilançojë. Furlani ka po-në e brazilianit dhe nëse do të kishte mundësi financiare do të tentohet më vonë. Ndërkohë që sot për sot, përveç Davide Calabria, dhe eventualisht Alessandro Florenzit, në atë krah do të përdoret edhe Pierre Kalulu. Një zgjedhje që do ta ndihmojë shumë Milanin për të patur ekuilibër më të madh mbrojtës dhe Theo Hernandez të shtyhet më përpara me më shumë liri.