Milan apo Jo Milan? Galliani: “Unë në San Siro? Për Modric. Jam thjesht një tifoz”

Adriano Galliani ka folur për të ardhmen e tij të mundshme te Milani, duke sqaruar përfundimisht rikthimin në krye të Klubit

Milanistat
2 Min Read

“Asnjë rikthim, jam thjesht një tifoz i Milanit”. Kjo është deklarata e parë e lëshuar nga Adriano Galliani, ekskluzivisht për agjensinë AGI, në lidhje me një rikthim të mundshëm të tij në klubin Rossoner.

Ish-administratori i deleguar i Milanit ka komentuar zërat pasi u pa në San Siro, përkrah administratori të deleguar aktual Giorgio Furlani, gjatë ndeshjes midis Milanit dhe Bolonjës të dielën, më 14 shtator.

“Me Berlusconin e shitëm Milanin më 2017, kanë kaluar tetë vjet. Unë, njëhohësisht me ndeshjet e Monzës, gjithmonë kam vazhduar ta shikoj Milanin”, ka deklaruar ish- administratori i deleguar Rossoner për AGI.

Pse Galliani në San Siro? Përgjigja e ish- administratorit të deleguar Milan

Adriano Galliani i rikthehet pastaj pranisë së tij në San Siro, shumë e diskutuar nga tifozët dhe media. Closing me Monzën është ngadalësuar disi, por nuk ka dështuar plotësisht dhe kjo të bën të mendosh që një rikthim, edhe pse jo si i pari i klubit, por si një super-konsulent Red Bird, në stilin Zlatan Ibrahimovic, është ende i mundur. Sidoqoftë, është vetë Galliani i cili i mohon të gjitha lajmet dhe edhe këtë skenar.

“Unë në San Siro? Luka Modric ia vlen çmimit të biletës. Ai është një kampion, të dielën isha ulur pranë trajnerit tonë Gattuso dhe ish lojtarëve të tjerë Rossonerë dhe iu thashë atyre se ai është një profesor alla Pirlo, një nga ata lojtarë që të vetëm ia vlejnë çmimin e biletës”.

Share This Article
Pa Komente