Milan, Allegri ka goditur në shenjën: rekordi që i bën tifozët të ëndërrojnë

Milan i Max Allegrit ka treguar shenja të qarta transformimi që në tre ndeshjet e para të Serie A. Ekipi është më kompakt, i vëmendshëm dhe i vështirë për t'u përballur nga kundërshtarët. Midis 98 ekipeve të marra në konsideratë, asnjë nuk ka shifra të ngjashme me Rossonerët

Milanistat
2 Min Read

Milan i Max Allegrit ka treguar shenja të qarta transformimi që në tre ndeshjet e para të Serie A. Ekipi është më kompakt, i vëmendshëm dhe i vështirë për t’u përballur nga kundërshtarët.

Organizimi i ri mbrojtës, me tre qendrorë dhe dy linja me nga katër në mbrojtje të zonës, e ka ulur në mënyrë drastike numrin e goditjeve të pësuara. Përmirësimin e konfirmojnë shifrtat: krahasuar me sezonin e kaluar, ndryshimi është i dukshëm si në goditjet e pësuara ashtu edhe në expected goals (xG).

Mbrojtja e Milan: shifra impresionuese në nivel evropian

Krahasimi me vitin e kaluar është i qartë. Në tre ndeshjet e para të 2024, ekipi kishte pësuar 53 goditje dhe 1.79 xG për ndeshje, shifra që e bënin të vështirë arritjen e rezultateve pozitive. Ndërsa këtë vit, kundërshtarët kanë goditur vetëm 16 herë drejt portës, me xG të ndalur në 0.23 për ndeshje.

Mungesa e gabimeve individuale ka bërë diferencën: kundër Cremoneses dhe Lecces, ka patur vetëm momente sporadike shpërqendrimi, ndërsa kundër Bolonjës, mbrojtja funksionoi në perfeksion.

Shifrat që konfirmojnë primatin absolut

Nëse krahasimi zgjerohet në pesë kampionatet e mëdha evropiane, Milan mban një avantazh mbresëlënës.

Ndër 98 ekipet e marra në konsideratë, asnjë nuk ka shifra të ngjashëm: e dyta për gjuajtje të pësuara është St. Pauli me 23, ndërsa Roma dhe Barcelona pësojnë 25, Newcastle 26.

Expected goals tregojnë të njëjtën histori: Milan është në 0.23 xG të pësuar, Nantes e dyta me 0.46, dhe Athletic Bilbao e treta në 0.50. Trendi është i qartë dhe jo i rastësishëm: niveli i vëmendjes mbrojtëse është në shkallën e tij më të lartë dhe edhe Maignan dhe Terracciano mund të përfitojnë nga kjo mbrojtje.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article