Epoka e Paulo Fonseca si drejtues teknik i Milanit filloi zyrtarisht të hënën më 8 korrik, kur u prezantua në një konferencë shtypi trajneri i ri i kuqezinjve dhe u zhvillua grumbullimi i skuadrës në Milanello, të ndjekur nga seanca e parë stërvitore. Për hir të së vërtetës duhet thënë se ka shumë paqartësi rreth trajnerit portugez dhe vetvetiu shtrohet pyetja se si do të shkojë aventura e dytë italiane e ish Lille, pas asaj me Romën mes viteve 2019-2021.
Dikush që Milanin e njeh mirë, ka dashur të bënte një analizë të situatës në shtëpinë e kuqezinjve: bëhet fjalë për ish mbrojtësin e Milanit të të Mëdhenjve, Alessandro Costacurta. Në një intervistë të dhënë për kolegët e të përditshmes sportive La Gazzetta dello Sport, Costakurta ka folur për Paulo Fonseca. Ja çfarë thotë ai:
Nuk më ka entuziazmuar, por në të njëjtën kohë nuk më pëlqen të kritikoj vendimin e marrë sepse Fonseca është një person i mirë dhe një profesionist serioz. Do të kisha preferuar një trajner tjetër, sepse tifozët kishin nevojë për dikë që t’i bënte të… ëndërronin. Në kohën time ata që bënin të ëndërrohej ishin lojtarët që bliheshin, ndërkohë që tani nuk mund të bëhen blerje të mëdha. Zgjedhja e trajnerit nuk mund të bëhet duke menduar për njerëzit…”.
Costacurta do të kishte dashur një profil tjetër për një pankinë kaq të rëndësishme si ajo e Milanit. Ja çfarë thotë për këtë gjë:
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mbi kë do të kisha vënë bast? Për dikë që ka një goditje gjeniale: Conte, De Zerbi apo Sarri. Më pëlqen gjithashtu Thiago Motta, i cili, megjithatë, prej kohësh e kishte marrë tashmë një drejtim të caktuar. Për filozofinë e Milanit, e pranoj se Fonseca është zgjedhja e duhur, trajneri më i përshtatshëm me drejtimin e ri. Portugezi ka dëshmuar se është një trajner i mirë, por nuk e di nëse do të jetë në gjendje t’i bëjë kuqezinjtë të fitojnë”.
Ish mbrojtësi kuqezi ka folur edhe për Zlatan Ibrahimoviçin, duke thënë se Ibra i sotëm – ai që shfaqet dhe vë fytyrën – i pëlqen më shumë:
Për Zirkzee jam dakord me Zlatan. Është koha për t’i dhënë fund agjentëve që duan të ndikojnë në zgjedhjet e një klubi me komisione astronomike. Tani Ibra ka filluar të më pëlqejë më shumë. Për një farë periudhe nuk fliste dhe nuk e tregonte fytyrën, ndërsa tani… Tek Milani nevojitet dikush që komunikon dhe ai e bën mirë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>