Pas njëmbëdhjetë javësh, Milani i Massimiliano Allegrit ka fituar njëzet e dy pikë. Pikë që kanë erdhur falë një skuadre që ka ndryshuar fytyrë pas një sezoni katastrofik të kaluar.
Por Gabbia me shokë vazhdojnë të humbasin pikë të çmuara, siç bënë mbrëmë në Parma. Më parë, pati ndodhur kundër Cremonese dhe më pas me Pizën.
Avantazhi prej dy golash, falë Saelemaekers dhe Leao, nuk mjaftoi pra që Rossonerët të siguronin fitoren.
Mike Maignan, në fakt, e nxorri topin dy herë nga rrjeta: në të dyja rastet, u vërejtën gabime të rënda të Pervis Estupinan.
Anësori i majtë, i ardhur në verë për të zëvendësuar Theo Hernandez, rezultoi një katastrofë e vërtetë, pas rikthimit nga dënimi dhe dëmtimi.
Ndeshja e tij e fundit daton kundër Napolit më 28 shtator. U largua nga fusha me karton të kuq, duke e lënë Milanin me dhjetë lojtarë.
Milan: Estupinan, shumë dobët, por jo më i keqi
Deri më tani, aventura Rossonere e Estupinan është një dështim i plotë. Askush nuk e priste që ai të bënte ta harronim francezin, por një fillim kaq i komplikuar ishte vështirë për t’u imagjinuar. Tani është seriozisht në rrezik të humbasë vendin e titullarit dhe të zëvendësohet nga Davide Bartesaghi.
17 milionë eurot e shpenzuara, për momentin, pra, nuk mund të shihen si një investim i mirë. Mirëpo, nga merkato verore, nuk ka rezultuar Estupinan më i keqi.
Deri më tani Luka Modric dhe Adrien Rabiot kanë qenë qartësisht më të mirët. Ardon Jashari duhet padyshim të shihet përpara se të gjykohet dhe De Winter dhe Athekame janë vetëm zëvendësues.
Është, pra, Christopher Nkunku, ai që është në qendër të vëmendjes: tifozët po fillojnë të humbasin durimin. Edhe mbrëmë, nuk dha asnjë shenjë të pritshmërive.
E nisi ndeshjen nga minuta e parë, përsëri, por pa lënë gjurmë. 42 milionë eurot e investuara, sot duken gjithnjë e më shumë një mister…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
