Ishte mbrëmja e vitin 2001, Derbi i Milanos shkroi një nga faqet e tij më të bujshme: Comandini, një bomber i papritur, një Shevchenko i pamëshirshëm dhe një Serginho yjor e çuan Milanin drejt një 6-0 të pabesueshme
Ishte një sezon i komplikuar për skuadrat milaneze ai 2000-2001. Milani e pati filluar vitin me Alberto Zaccheronin në pankinë, por rezultatet zhgënjyese, veçanërisht në Evropë ku nuk arritëm të kapërcenim fazën e grupeve (fatal barazimi 1-1 kundër Deportivo La Coruña), patën çuar në ndryshimin e trajnerit. Silvio Berlusconi kishte vendosur t’ia besonte skuadrën Cesare Maldinit si drejtor teknik, me Mauro Tassottin në petkun e trajnerit, edhe pse praktikisht në krye ishte vetë Maldini senior që e drejtonte skuadrën.
Nga ana tjetër e Naviglios, edhe situata e kushërinjve të Interit nuk ishte më e mirë. Marco Tardelli, që kishte kaluar nga britma çliruese e Botërorit ’82 në pankinën Nerazzurre, u gjend duke drejtuar një skuadër në krizë rezultatesh dhe identiteti. Eliminimi nga Kupa UEFA nga Alavés i kishte tërbuar tifozët, duke kulmuar me incidentin e motoçikletës së hedhur në fushë nga Curva Nord gjatë një ndeshjeje kundër Atalantës – një akt që u bë viral në të gjithë botën e që simbolizonte përsosmërisht momentin e errët të nerazzurrëve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në këtë klimë të tensionuar dhe të mbushur me presion, mbërriti Derbi i kthimit, ndeshja hapëse e javës së tridhjetë të atij kampionati. Ishte derbi numër 181 në histori, por askush nuk mund ta imagjinonte se do të bëhej një nga më të paharrueshmit e të gjitha kohërave, për arsye diametralisht të kundërta midis dy grupeve të tifozerive.
Lëvizja e Mjeshtrit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Atë mbrëmje, Cesare Maldini demonstroi të gjithë përvojën e tij dhe mësimet që kishte nxjerrë nga mentori i tij Nereo Rocco. U paraqit në Derby me një formacion që e habiti plotësisht Interin, por edhe tifozët kuqezinj të cilët shqyen sytë nga habia. Lëvizja më e guximshme ishte ajo e pozicionimit të Serginhos, specialist në sulmet e krahut të majtë, në pozicionin e mbrojtësit anësor. Një zgjedhje që në letër dukej mbrojtëse, por që rezultoi të ishte një armë vdekjeprurëse e sulmit të Rossonerëve.
Por kreativiteti taktik i Maldinit nuk është se ishte ndalur me kaq. Avancoi mbrojtësin gjeorgjian Kaladze, lart, në vijën e mesfushorëve, duke i dhënë liri lëvizjeje dhe ndërhyrjeje. Por surpriza e vërtetë ishte vendi i titullarit për Gianni Comandinin që nga minuta e parë. Sulmuesi, i ardhur nga Vicenza, ku kishte shënuar 20 gola sezonin e kaluar, nuk ishte titullar i rregullt për Milanin. Maldini i dha besim, duke e veshur me fanellën me numër 9, një numër që te Milani ka pasur gjithmonë një domethënie dhe ndikim të rëndësishëm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Këto zgjedhje, që mund të dukeshin të rrezikshme, lindën nga njohuritë e thella të Derbit që Maldini kishte zhvilluar fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner. Ai e dinte se në këto ndeshje, taktikat tradicionale shpesh i lënë vendin paparashikueshmërisë dhe guximit. Dhe ajo mbrëmje provoi se eksperienca dhe intuita mund të bëjnë diferencën edhe më shumë sesa modulet dhe skemat e parapërcaktuara.
Uragani Rossoner
Milanit iu deshën vetëm 180 sekonda për të demonstruar se ajo do të ishte një natë speciale. Aksioni i golit të parë lindi pikërisht nga Serginho, i cili, në vend që të qëndronte i bllokuar në rolin e tij teorik si mbrojtës krahu, u lëshua në fashën e majtë siç dinte më mirë. Braziliani, me hapin e tij karakteristik, arriti deri në fund të fushës, midis vijës fundore dhe anësore duke dhënë një krosim perfekt. Mbi top u hodh Gianni Comandini, me forcë e elegancë, me urinë e një bomberi të vërtetë: një goditje me të majtë dhe Sébastien Frey mposhtet për herë të parë atë mbrëmje.
Interi as nuk pati kohë të riorganizohej sepse në 19′ do të ripërsëritej në mënyrë thuajse identike kopjoni i golit të parë. Edhe një herë protagonist Serginho, në krahun e majtë, edhe një herë një kross preciz, por këtë herë Comandini ngrihet në qiell dhe me një goditje të pamëshirshme me kokë e dërgon topin në rrjetë. Në më pak se njëzet minuta, sulmuesi pati shënuar tashmë dy gola në Derbin e tij të parë si titullar.
Rezultati 2-0 e lë Interin krejtësisht të çoroditur. Skuadra e Tardellit dukej i paaftë për të reaguar, teksa Milani fitonte gjithnjë e më shumë siguri dhe bindje në mjetet e tij. Tifozët Rossonerë ishin në delir, ndërsa ato Nerazzurrë asistonin të pabesueshmen që po ndodhte në fushë. Dhe më e keqja, për Interin, ende nuk kishte ardhur.
Orteku gjigand
Pjesa e dytë hapet me Interin që dukej sikur po përpiqej të rikthehej në lojë, por në të 54′ vjen goditja që shuan përfundimisht çdo shpresë nerazzurre. Federico “Chicco” Giunti ngarkohet të shkelmojë një goditje dënimi nga një kënd i ngushtë, pothuajse nga vija e mesfushës. Ajo që dukej si një krosim normal i padëmshëm shndërrohet në një goditje mizore që, falë një rikthimi të parregullt, mposht Frey për ta bërë rezultatin 3-0.
Pikërisht në atë momend ndodh që “faktori S” të marrë kontrollin e ndeshjes: Shevchenko dhe Serginho nisin të luajnë sikur të ishin në parkun poshtë shtëpisë. Ukrainasi, i veshur me fanellën me numër 7, demonstroi të gjithë talentin e tij me një dopietë të paharrueshme. Goli i tij i parë lind nga një tjetër zbritje e Serginhos: krosim perfekt për Shevën, i cili, pasi e uli në të ndenjura Laurent Blanc nëpërmjet një finteje, shënon me kokë, për 4-0.
Goli i pestë mbërrin pak më vonë, kësaj here me Kaladzen protagonist: gjeorgjiani, duke konfirmuar saktësinë e zgjedhjes taktike të Maldinit, zbret në krahun e majtë dhe i pason Shevchenkos, i cili, me një prekje të shpejtë, paraprin daljen e Frey. Në këtë pikë, Milani duket në një gjendje ekstaze, në gjendje për të shënuar në çdo sulm që bën, ndërsa Interi ngjan plotësisht në mëshirën e sulmuesve Rossonerë.

Vula e Fundit
Dhe kur tabela e shndritshme e San Siros tregon tashmë një 5-0 të pabesueshëm, është Serginho ai që vendosi që mbrëmja nuk mund të mbarojë pa vulën e tij personale. Braziliani, që kishte dhuruar disa asiste vendimtare dhe kishte terrorizuar mbrojtjen interiste përgjatë gjithë ndeshjes, bëhet protakonist nëpërmjet një aksioni të fundit, të paharrueshëm personal.
Sikur të mos kishte vrapuar për gati nëntëdhjetë minuta, numri 27 i Rossonerëve nisi një vallëzim më vete, në krahun e tij të majtë. Ishte sikur fusha e San Siros të qe shndërruar në oborrin e shtëpisë së tij, sikur djersa dhe lodhja të mos ekzistonin. Vrapi i tij shfaqej i lehtë, siç thamë sikur ishte duke kërcyer, teksa tejkalnte kundërshtarët tashmë të dorëzuar.
Arritur në skajin e zonës së penalltisë, në vend që të dhuronte një tjetër asist për shokët e tij të ekipit, këtë herë Serginho vendosi ta mbyllte vetë aksionin. E majta tij u tregua e egër dhe e pamëshirshme, duke mos i lënë Frey asnjë shans: ishte 6-0 përfundimtar, një rezultat që hyri në histori si fitorja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në një Derby të Madonninës.
Nga tribuna e shtypit, zëri i gazetarit dhe milanistit të madh Carlo Pellegatti u bë pothuajse mistik teksa komentonte: “Gjashtë me zero, gjashtë me zero, gjashtë me zero, po ku jemi…” Një pyetje retorike që shprehte perfektmërisht habinë e gjithëve të pranishmëve për një rezultat që dukej më shumë fantazi sesa realitet.
Një natë m(tr)agjike
Ai rezultat 6-0 ka mbetur i gdhendur në memorien kolektive të tifozëve milanistë si një nga ndeshjet më të jashtëzakonshme të të gjitha kohëve. Jo vetëm për rezultatin e bujshëm, por edhe për mënyrën se si u zhvillua ndeshja: ishte një demonstrim i futbollit total nga ana e Milanit, me protagonistë të papritur dhe momente puro magjie futbollistike.
Dygolëshi i Comandinit u bë legjendar pikërisht sepse u shënuan nga një lojtar që nuk do të rezultonte kurrë vendimtar në historinë e Rossonere. Mirëpo, atë mbrëmje, numri 9 milanist dukej se ishte pushtuar nga shpirti i bomberëve të mëdhenj të të kaluarës, duke shënuar dy gola që i hapën rrugën goleadës.
Performanca e Serginhos do të mbetet në histori si një nga më të plotat e parë ndonjëherë në një derbi: braziliani ishte njëkohësisht assistman dhe finalizues, duke e terrorizuar fashën e majtë për nëntëdhjetë minuta të tëra. Ndërsa Shevchenko rikonfirmoi statusin e tij si nga më të mëdhenjtë e botës me një dopietë antologjike të paharrueshme, teksa taktikat e Maldinit rezultuan të ishin një kryevepër e intuitës futbollistike.
I paharrueshëm do të mbetet edhe ironia e një ish drejtuesi historik të Interit, avokati Prisco, për mbi mënyrën se si tifozët interistë u përpoqën ta përtypnin atë humbje: “Gjashtë me zero? Nuk e di, unë pata ikur me rezultatin tre zero. Pastaj, e dimë, gazetarët gjithmonë i ekzagjerojnë gjërat…”. Një shaka që, në tentativën e saj për të qetësuar situatën, përfundoi duke e kristalizuar edhe më shumë në memorien kolektive unikalitetin e asaj mbrëmjeje të jashtëzakonshme, të paharrueshme!