Debatet mediatike me Calabria, zemërimi i vetriologut Giroud, kolapsi mbrojtës në pjesën e dytë të Napolit, Maignan me flatra, Theo i çorientuar. Dhe akoma: goditjet vdekjeprurëse të Mbappé me shokë, humbja me Juventusin që kaloi pa shumë zhurmë, shiu i lëndimeve, Pioli out. Një rishikim i momenteve kryesore të dy javëve të fundit të Milanit të shtie të dridhura. Gjithçka shkoi ters: fati patjetër që nuk është në anën e kuqezinjve, por janë ata fajtorët që nuk e kanë ndihmuar veten. Sepse fati i mirë është i verbër ndërsa i keqi sheh shumë mirë, prandaj, herë pas here, duhet bërë më shumë për të dalë vetë nga balta.
Duhen 3 aspirina
Megjithatë, në gjithë këtë është një fakt inkurajues, ndoshta i vetmi. Milani është në vendin e tretë në klasifikim me vetëm 3 pikë prapa kruesuesve të Interit. Kjo duhet të mjaftojë për të inkurajuar ambjentin dhe skuadrën. Sepse do të duhet vërtetë shumë pak për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Madje, me renditjen në dorë, ne tashmë jemi në rrugën e duhur. Ajo që nevojitet, më shumë se çdo gjë, është një shkundje emocionale. Ja pra dhe aspirina e parë kundër krizës, ajo që e ka emrin Udinese: mposhtja e friulianëve, brenda mureve miqësore të San Siros, bëhet e detyrueshme për të rifituar pikë dhe kurajo. Nesër nuk mund të gabohet: Milani është i detyruar të fitojë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mes Ibrës dhe merkatos
Kundërlëvizja tjetër për të shmangur krizën është Zlatan Ibrahimovic. Negociatat mesa duket po mbyllen dhe duhet të mbyllen shpejt. Rikthimi i suedezit në Milanello do të nënkuptonte rikthimin e liderit karizmatik dhe moral të grupit. Ai që solli ndryshimin e mentalitetit të dobishëm për ta bërë skuadrën të kuptoje se po: ai kampionat mund të fitohej. Dhe u fitua. Ibra do të jetë lidhja mes zonës teknike dhe lojtarëve. Dhe ka një nevojë të jashtëzakonshme. Pastaj është aspirina e fundit: merkato. Në janar duhet bërë diçka me çdo kusht, qoftë edhe për të frenuar hemorragjinë e pandalshme të dëmtimeve. Edhe këtu: ndihmo veten, që të të ndihmojë Zoti.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>