Milan 2025, pagat e lojtarëve, nga më e larta te më e ulëta. Si paguhen Rossonerët dhe zhurma e madhe rreth tyre

Milani nuk e ka kthyer mbrapsh organikë vetëm me lojtarë të rinj, por edhe me një mal të ripërtërirë pagash. Lista që do të publikojmë më poshtë përfshin edhe pagat e Bennacer dhe Rabiot

Milanistat
5 Min Read

Milani ka ndryshuar rrënjësisht, jo vetëm në fushë, por edhe nga ana e malit të pagave.

Me ardhjen e një trajneri të ri, të një stafi të rinovuar dhe disa fytyrave të reja, Rossonerët kanë ridizajnuar jo vetëm idetë e tyre taktike, por edhe strukturën ekonomike të organikës.

Dhe të dhënat përshkruajnë një fond pagash që kombinon ambicien dhe qëndrueshmërinë.

Milani, ndryshojnë hierarkitë në dhomën e zhveshjes

Në krye të piramidës, nuk është më vetëm një njeri, por dy: Rafael Leao dhe Christopher Nkunku, të dy përfitojnë 5 milionë euro neto në sezon. Ndërsa, Adrien Rabiot nuk pritet të përfitojë të njëjtën pagë si dy sulmuesit, por, siç raportohet nga ekspertët e merkatos Moretto dhe Romano, mesfushori francez do të përfitojë ‘vetëm’ 3.5 milionë euro. Një kulm që pasqyron qartë ndikimin teknik dhe mediatik të secilit. Menjëherë pas, me 4 milionë euro neto, vjen grupi Loftus-Cheek, Origi dhe Pulisic.

Bennacer, deri të enjten e 4 shtatorit 2025, do të kishte qenë pjesë e këtij grupi, por me transferimin zyrtar te Dinamo Zagrebit, e shohim disa shkallë më poshtë.

Fasha e mesme është i zënë nga lojtarë kyç si Modrić, Tomori (3.5 milionë euro), Fofana (3 milionë euro), Maignan (2.8 milionë euro) dhe blerjet e reja, Jashari, Ricci, Giménez dhe Estupiñán, të gjithë rreth 2.5-3 milionë euro. Një shifër i vendos midis titullarëve të afirmuar, ose atyre të destinuar për t’u bërë të tillë.

Pikërisht në mes gjejmë Bennacer, i cili, pavarësisht se nuk do të jetë në skuadër, do të përftojë ende kompensim nga AC Milan. Në fakt, mesfushori algjerian, tani me Dinamo Zagrebin, do të marrë 60% të pagës së paguar nga Milan. Bennacer, gjatë sezonit 2025-26 do të përfitojë nga Milani një pagesë prej 2.665 milionë eurosh.

Më pas shihen pagat e lojtarëve të linjave të dyta dhe ato të të rinjve, që variojnë nga 1.7 milionë euro për Pavlović dhe De Winter, në 800,000 euro për Adli dhe Terracciano, me minimumin 500,000 euro për Odogu dhe 300,000 euro për djaloshin Torriani.

Të gjitha pagat neto të Milanit për sezonin 2025/26 janë përditësuar me situatën e Bennacer dhe variacionin e pagës së Rabiot:

  • Leão — €5,0 mln
  • Nkunku — €5,0 mln
  • Loftus-Cheek — €4,0 mln
  • Origi — €4,0 mln
  • Pulisic — €4,0 mln
  • Modrić — €3,5 mln
  • Tomori — €3,5 mln
  • Rabiot — €3,5 mln
  • Fofana — €3,0 mln
  • Maignan — €2,8 mln
  • Bennacer — €2,665 mln
  • Jashari— €2,5 mln
  • Ricci— €2,5 mln
  • Giménez— €2,5 mln
  • Estupiñán — €2,5 mln
  • Gabbia — €2,0 mln
  • Pavlović— €1,7 mln
  • De Winter — €1,7 mln
  • Saelemaekers — €1,3 mln
  • Athekame — €1,0 mln
  • Adli— €0,8 mln
  • Terracciano — €0,8 mln
  • Odogu — €0,5 mln
  • Torriani — €0,3 mln
  • Totali neto i organikës: €61,065 milioni.
  • Totali bruto i organikës: €102,5 milionë bruto.

Nga neto në bruto: fatura e pagave që rëndon mbi buxhetin Milan

Ndërsa kontratat e lojtarëve shprehen gjithmonë si “neto”, për klubet shifra e vërtetë është ajo bruto. Vlerësimet tregojnë se fatura bruto e pagave të Milanit për vitin 2025/26 është afërsisht 102.5 milionë euro bruto.

Një rritje prej mbi 40 milionë eurosh krahasuar me faturën neto të pagave e që reflektojnë taksat, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe lehtësimet specifike fiskale të ofruara nga sistemi italian për futbollistët.

Këtij mali pagash, rikujtojmë, i shtohen edhe pagat e stafit të trajnerëve. Trajneri i ri, Allegri, përfiton një pagë neto prej 5 milionë eurosh, dukshëm ndryshe nga 2.3 milionë eurot e Fonsecës dhe vetëm 1 milion eurot e Conceicao. Variacioni është 1.7 milionë euro më shumë. Po flasim për rreth 3.4 milionë bruto.

Share This Article
Pa Komente