Milan 2025/2026, pagat, zbulimi që i habit tifozët: ja të gjitha shifrat

Zbulohen pagat e lojtarëve të skuadrës kuqezi për sezonin e ri: ja të gjitha shifrat dhe totali i malit të pagave të Milanit

Milanistat
3 Min Read

Nuk mund të thuhet që Milani nuk ka investuar në merkato vitet e fundit, por drejtuesit janë përpjekur gjithmonë të mbajë nën kontroll kostot.

Jo rastësisht janë mbyllur pa humbje tre vitet e fundit financiare. Këtë sezon, skuadra nuk luan në Champions League apo në ndonjë kompeticion tjetër evropian, kështu që po humben të ardhura nga çmimet e UEFA-s dhe nga shitjet e biletave, mirëpo situata është nën kontroll.

Në merkaton e fundit verore, skuadra e kuqezinjve ndryshoi ndjeshëm e krahasuar me atë të vitit të kaluar, që përfundoi me një vend zhgënjyes të tetë në Serie A.

Kanë ardhur dhjetë fytyra të reja në Milanello dhe ka ndryshuar edhe trajneri, me Massimiliano Allegrin e rikthyer më shumë se dhjetë vjet pasi u shkarkua për t’i hapur rrugën Clarence Seedorf, atëherë një i përkëdhelur i Silvio Berlusconit.

Mali pagave Milan 2025/2026: shifrat për secilin lojtar

Përsa i përket pagave, Milani nuk është shmangur nga investimi mbi profile të caktuara që konsiderohen thelbësorë për projektin e tij.

Hera-herës klubi kritikohet për mosbërjen e shpenzimeve të mjaftueshme për lojtarët më të mirë dhe ndonjëherë është e kuptueshme të bëhen edhe komente të ndryshme në këtë drejtim, edhe pse politika e klubit është mjaft e qartë.

Kolegët e DAZN kanë zbuluar ato që janë pagat e lojtarëve të Milanit 2025/2026, në të cilët Rafael Leao është gjithnjë lojtari më i paguar.

Portugezi përfiton 5 milionë euro neto në vit plus bonuse.

Ndiqet nga Adrien Rabiot dhe Christopher Nkunku, secili me nga 4.8. Ndërsa me nga 4 milionë secili paguhen Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic, teksa Fikayo Tomori dhe Luka Modric përftojnë nga 3.5. Youssouf Fofana përfiton 3, e kështu me rradhë. Më poshtë:

LISTA E PLOTË

Rafael Leao: 5 milionë euro neto në vit
Adrien Rabiot 4,8
Christopher Nkunku 4,8
Ruben Loftus-Cheek 4
Christian Pulisic 4
Fikayo Tomori 3,5
Luka Modric 3.5
Youssouf Fofana 3
Mike Maignan 2,8
Pervis Estupinan 2,5
Samuele Ricci 2,5
Ardon Jashari 2,5
Santiago Gimenez 2,5
Matteo Gabbia 2
Strahinja Pavlovic 1,7
Koni De Winter 1,7
Zachary Athekame 1
Alexis Saelemaekers 1
Pietro Terracciano 0,8
David Odogu 0,8
Davide Bartesaghi 0,2
Lorenzo Torriani 0,1

Në skadencë kontrate në qershor 2026 janë tre futbollistë: Mike Maignan, Pietro Terracciano dhe Luka Modric.

I dyti dhe i treti kanë kontrata me mundësi zgjatjeje për deri në qershor 2027, ndërsa portieri francez do të duhet të negociojë një rinovim të mundshëm.

Sot duket më i mundshëm një largim, por Milan mund të përpiqet të arrijë një marrëveshje për të parandaluar largimin e një portieri të kalibrit të tij me zero euro.

Të interesuar për të janë Bayern Munich, Chelsea dhe Juventus.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article