Mike mes shtyllave, Theo në stol: histori franceze në pista paralele

Mike i mohohet transferimi në Premier League për ta bërë sërisht një protagonist kuqezi. Theo tashmë konsiderohet jashtë kursit të ri teknik

Milanistat
2 Min Read

Fotografia e ditës përqendrohen kryesisht mbi çështjet relative me Maignan dhe Theo. Dy histori të ndryshme mes tyre. Mike nuk do të kishte për momentin ndërmend të rinovonte kontratën në skadencë dhe kishte shprehur dëshirën për të shkuar te Chelsea.

Një përfundim i gjithi për t’u shkruar…

Ndërkohë që janë kolegët e të përditshmes së madhe sportive, Gazzetta dello Sport, që flasin për një ndërhyrje vendimtare të Allegri në bindjen e francezit për të qëndruar, pavarësisht një një ofertë nga Chelsea që ka qenë shumë e ulët krahasuar me kërkesat e klubit: sidoqoftë, figura e trajnerit, konsiderohet vendimtare në menaxhimin e përfshirjes së Mike sërishmi në dinamikat e skuadrës për ta rikthyer në qendër të projektit.

Ndërsa Theo…

Përsa i përket Theos, tashmë marrëdhëniet mes palëve janë përkeqësuar, me mbrojtësin gati të kthehet te Atletico Madrid, me të cilin, për momentin, nuk ka asnjë marrëveshje ekonomike midis klubeve: edhe pse kolegët e redaksisë sportive të të përditshmes gjeneraliste La Repubblica flasin për një marrëveshje të bërë prej 23 milionësh, plus bonuse. Edhe një herë, theksohet se mbrojtësi anësor, nëse do të qëndronte te Milan, do të përfundonte në fund të projektit teknik të Allegrit.

Allegri po luan një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet e merkatos, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Portieri francez vlerësohet shumë nga vetë Max Allegri.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article