Midis dy sherraxhinjve, fiton i treti: kush do të jetë trashëgimtari i Maignan te Milani?

Milani po vlerëson tre opsione për të zëvendësuar Maignan, gjithnjë e më afër lamtumirës për shkak të skadencës së kontratës: janë tre opsione dhe e fundit duket më e mira

Milanistat
5 Min Read

Lajmi i sotëm në lidhje me të ardhmen e Mike Maignan është i habitshëm. Juventusi do të kishte zhvilluar kontaktet e para me portierin francez dhe entourage-n e tij në lidhje me një transferim me kosto zero në Torino, në fund të kontratës me Milanin në qershor. Një lajm ky të cilit i është bërë shumë jehonë në faqet e të përditshmes së madhe sportive, La Gazzetta dello Sport.

Kjo hipotezë e bujshme që i bashkohet të tjerave për atë që do të jetë fati i Mike pas aventurës Rossonere. Mbi të është prej kohsh Chelsea, i cili qershorin e kaluar u përpoq edhe të blinte kartonin e tij për pak më shumë se 10 milionë euro. Por në fund, portieri francez qëndroi, duke premtuar angazhim maksimal deri në ditën e fundit të kontratës. Madje iu konfirmua edhe fasha e kapitenit, pavarësisht situatës.

Një vendimi i Massimiliano Allegrit, i cili do të përpiqet ta bindë deri në fund të qëndrojë, por mundësitë që kjo të ndodhë momentin janë vërtetë të pakta.

Jo rastësish, klubi tashmë po lëviz për zëvendësimin e tij dhe: është folur shumë për Suzukin e Parmës, një emër i afruar me Rossonerët edhe kur Maignan dukej i destinuar për të shkuar në Londër (ashtu si Milinkovic-Savic, i cili më vonë shkoi te Napoli për mbi 20 milionë).

Të shohim se cilët janë, për momentin, tri opsionet më të nxehta.

Pista italiane

Nëse ka një portier që e ka treguar veten se kush është këtë periudhën e fundit, ai portier është padyshim Elia Caprile. Cagliari, këtë verë, e bleu përfundimisht nga Napoli pas një huazimi në janar. Një operacion me vlerë gati 10 milionë euro që po rezulton të jetë një aferë goxha e mirë.
Sot për sot, pas vetëm gjashtë ndeshjeve në kampionat, vlera e tij është rritur ndjeshëm. Dhe fakti që skuadra si Milan dhe Inter janë interesuar për të (si post-Maignan dhe post-Sommer) e vërteton.

Tjetër ide për portën

I rritur në të rinjtë e Chievo Veronës dhe më pas te Leeds, u rikthye në Itali më 2022 për të veshur fanellën e Barit. Nga aty e këtej, një rrugëtim interesant e çoi te Napoli (pas një periudhe huazimi te Empoli) për t’u bërë portier i dytë pas Meret.

Mirëpo, në janar 2025, dëshira e tij për të qenë protagonist e çoi në huazim me të drejtë blerjeje te Cagliari, për 8 milionë. Gjashtë muaj performanca të nivelit të lartë në Sardenjë e bindën klubin ta blinte.

Aktualisht, është një nga portierët më të mirë italianë në qarkullim (i bllokuar në kombëtare vetëm nga Donnarumma). Milani po e ndjek me shumë vëmendje, duke e ditur se, nëse vazhdon kështu, do të nevojitet një investim prej 20 milionë eurosh për ta blerë.

Trashëgimtari i Maignan edhe në kombëtare

Restes i Toulouse është një tjetër emër që ka përfunduar nën lenten e vëzhgimit të Igli Tares, me ndikimin e mundshëm të Geoffrey Moncadës, gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj merkatos franceze.

Mund të bëjë të njëjtin rrugëtim si Maignan: nga Ligue 1 në Serie A, ashtu siç Mike bëri kur mbërriti nga Lille për të zëvendësuar Donnarummën.

Ideja nga Franca

Guillaume mund të vazhdojë trashëgiminë e tij te Milan, ashtu si edhe në Kombëtare, duke pasur parasysh se, edhe pse është vetëm një klas 2005, po vëzhgohet me kujdes edhe nga Deschamps.

I lindur dhe i rritur në Toulouse, është një titullar prej disa vitesh dhe po fiton vëmendjen dhe vlerësimin e klubeve të mëdha evropiane. Për të mund të duheshin rretj 15 milionë për blerjen përfundimtare të kartonit.

Mirëpo do të kalohej nga një emër i madh si Maignan te një bast: cilësitë e tij janë të padiskutueshme, por rreziku është. E nëse vërtet duahet të rrezikojmë…

Torriani si Donnarumma

Në vend që të investohen 15 milionë euro për Restes, Milan mund t’i japë hapësirë njërit prej produkteve të akademisë së tij të të rinjve.

Lorenzo Torriani është një djalosh që shkëlqeu me Paulo Fonsecën në Pre Season 2024: luajti ai në Shtetet e Bashkuara (Maignan ishte i impenjuar me Francën në Evropian) kundër Barcelonës, Real Madridit dhe Manchester Cityt dhe i habiti të gjithë.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente