MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato: Taremi dhe Inter, asnjë mister. Në Evropë, kur gjërat bëhen të vështira… Vejushat e Saelemakers (dhe të të tjerëve). Qetësohu, Theo!
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Merkato: Taremi dhe Inter, asnjë mister. Në Evropë, kur gjërat bëhen të vështira… Vejushat e Saelemakers (dhe të të tjerëve). Qetësohu, Theo!

By
Milanistat
01.09.2023
4 Min Read
Share
SHARE

PSG, Dortmund dhe Newcastle. Një grup i ekuilibruar dhe i vështirë për të gjithë. Tashmë kuqezinjtë kanë forcën, eksperiencën dhe pjekurinë për të arritur në të Tetat, përballë kundërshtarëve të fortë që do t’i lartësojnë edhe më shumë netët europiane. Gjon Belushi, në “Shtëpia e Kafshëve”, në një batutë famoze, thotë: “Kur loja bëhet e ashpër, të fortët nisin të luajnë”. Dhe kështu qoftë. Pa frikë, me besim dhe guxim. Si gjithmonë.

Merr fund, më në fund edhe merkato. Nota të larta për Milanin për prakticitetin, vendimet dhe shpejtësinë që i mundësuan Piolit t’i kishte lojtarët më të rëndësishëm qysh gjatë grumbullimit veror, shumë përpara fillimit tëkampionatitqë nga dita e parë. Taremi ishte komploti klasik i negociatave me klube, agjentë dhe ndërmjetësuesve pas perdeve. Ndryshime strategjish, vendime komplekse që shkojnë përtej parave: të mos dorëzohesh para shantazheve nuk është mister, klubi e ka bërë një çështje konkrete parimore prej vitesh. Me ose pa Taremin, organika është konkurruese dhe skuadra është e fortë. Dinamika, strategjitë, dinakëria, paratë anashkalojnë çdo angazhim, çdo fjalë nderi. Sa i përket Interit, duke qenë se vazhdimisht shumë shkruajnë: “Si munden të bëjnë një merkato kaq të vështirë, në situatën financiare në të cilën ndodhen?”, kam një përgjigje po aq pragmatike dhe realiste: nëse i lënë ta bëjnë, nëse askush nuk ndërhyn, do të thotë qartësisht se është e ligjitime. Ka nga ata që preferojnë të kenë llogaritë në rregull dhe të tjerë që janë optimistë dhe nuk shqetësohen për borxhet. Nuk mendoj se është puna ime, nuk mendoj se është puna jonë. Asnjë mister: nëse askush s’të ndalon, do të thotë se po vepron në mënyrën e ligjshme, të lejuar, të toleruar. Pikë.

Mesazhe të ndershme lamtumire për CDK, Messias dhe tani Saelemakers. I kuptoj ata që qajnë ende për Tonalin, isha dhe unë në atë rresht me vellon time të zezë, por Furlani dhe Moncada, me atë çfarë kanë bërë, të paktën deri tani, duke i riinvestuar ato para shumë mirë për mendimin tim, më kanë sjellë bujarisht në vete. CDK është si të qash për asgjë, për aq sa ne (nuk) kemi parë: për keqardhje do të ketë një kohë dhe mënyra. Messias ka bërë të tijën këto sezone, më shumë ishte e vështirë. Saelemakers shpërdoroi më shumë se një mundësi: ishim të gjithë të befasuar dhe këndshëm të goditur nga muajt e tij të parë rosonerë, ishte një zbulim i arritur. Por Aleks nuk përparoi kurrë, nuk e ngriti kurrë stekën, mbeti pas në ditët e fundit vendimtare të sezonit të kampionatit dhe në vijim (substancialisht) thjesht bëri rezervën e Messias. Për faj të tij. Edhe këtu, për keqardhjen (e tij) do të ketë kohë dhe mënyra. Upgrade me Pulisic dhe Chukwueze, për momentin, është i dukshëm.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Dy kartonë të verdhë për protesta në 2 ditët e para të kampionatit, për më tepër me shiritin e kapitenit: i dashur Theo, duhet të qetësohesh sepse për momentin e vetmja kuti realisht e zbuluar është ajo e zëvendësuesit për ty. Një përqafim.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?