55%

Mbetet gjithnjë zgjedhja e parë e Allegrit për të përforcuar repartin e tij ofensiv. Është në largim nga Juventusi, i cili do të ishte i gatshëm të pranonte një shumë modeste (rreth 20/25 milionë) për ta shitur menjëherë madje mund edhe t’i paguante menjëherë një dëmshpërblim lojtarit, çfarë do të thotë se futbollisti mund të kërkonte më pak përsa i përket pagës. Sepse për tani, paga e tij e lartë është pengesa që duhet kapërcyer për Milanin, i cili mbetet në pritje të Vlahovic dhe pret zhvillime. Por, jo vetëm sulmuesit. Përkundrazi! Te Milani duket sikur ka nisur Revolucioni i madh! Lajme të reja dhe shumë të mëdha kanë mbërritur këto orë që kanë lidhje me merkaton Rossonere.