Merkato | Osimhen te Milani? Shpërthen bomba: njoftimi i bujshëm!

Jo vetëm mesfusha, jo vetëm Jashari është në shënjestrën e Rossonere të Tares. Për sulmin shfaqet edhe emri i një sulmuesi të madh, në këtë sesion të merkatos verore. Ja lajmi më i fundit mbi këtë çështje

Milanistat
3 Min Read

Milani po punon në disa fronte të merkatos njëherësh. Më i nxehti është mesfusha, me Taren që po kërkon me ngulm kompletimin e mesfushës në dispozicion të Allegrit me një tjetër blerje të rëndësishme pas Modric dhe Ricci. Objektivi numër një është zvicerani Ardon Jashari, për të cilin Milani ka bërë edhe një ofertë të re orët e fundit. Konfirmimi vjen nga eksperti i njohur i merkatos Gianluca Di Marzio i cili, drejtpërdrejt në Sky, zbuloi se: “Milani ka bërë një ofertë të re për Jasharin, duke arritur në një total prej 35-36 milionësh. Të shohim se çfarë thotë Bruges, por Milani beson se është oferta e duhur”.

E teksa presin për tymin e bardhë në lidhje me çështjen Jashari, Rossonerët po monitorojnë edhe objektivat e tjera të merkatos për reparte të tjera. Me një sy të veçantë mbi qendërsulmuesin e ri titullar për t’iu dhuruar Allegrit. Në këtë drejtim, vetëm gjatë këtyre orëve të fundit ka mbërritur një lajm i bujshëm që ka të bëjë me Victor Osimhen: ja të gjitha detajet:

Dimë që Djalli dëshiron të shtojë një gojë të re të zjarrtë, shumë të rëndësishme në repartin e tij ofensiv, një qendërsulmues të klasit të lartë që garanton vazhdimësi dhe gola. Në krye të listës së Allegrit vazhdon të qëndrojë ende Dusan Vlahoviç, për të cilin, megjithatë, mbetet çështja e pagës së lartë të tij. Ndërkohë, megjithatë, ka dalë edhe një zë përmbi Osimhen, në largim nga Napoli.

E zbulon gazetari i njohur pranë mjedisit azzurri, Ciro Venerato, i cili deklaroi në Rai2: “Milani dëshiron dy sulmues të rëndësishëm. Lajmi është se në listën rossonere është edhe emri i Victor Osimhen. Marrëdhëniet me Napolin janë shumë të mira, Furlani dhe De Laurentiis kanë pozicione të përbashkëta në Lega Calcio. Musah vlerësohet shumë nga Conte. Në Serie A, për Osimhen, i interesuar është edhe Juventusi. Njerëzit e merkatos së nigerianit janë të shpërndarë në disa tavolina, është vendosur bashkëpunim me shumë agjentë, disa jozyrtarë, por sidoqoftë të deleguar për të negociuar për llogari të Osimhen. Ndaj edhe Milani dhe Juve i kanë hedhur sytë nga Osimhen. Sidoqoftë, klauzola çliruese prej 75 milionësh, për futbollistin është e vlefshme vetëm për kampionate të tjera, destinacion i preferuar i De Laurentiis, dhe jo në Serie A. Për Arabinë ndërmjetësi është Pastorello, por lojtari vazhdon t’i thotë jo Al-Hilal. Osimhen gjithashtu vazhdon të ëndërrojë Premier League. Ndërkohë që, midis Juves dhe Milanit, duket se preferon Juventusin”. Pra, njërin sy nga lajmi i lançuar pak më parë nga kolegu Venerato. Megjithatë, lajmet e merkatos Milan nuk mbarojnë këtu, përkundrazi.

Share This Article
Pa Komente