Lufta e nervave midis AC Milan dhe Club Brugge për Jasharin, objektivin parësor, të dukshëm, të mesfushës së Tares, tashmë po vazhdon prej javësh. Për momentin, të dyja palët po qëndrojnë fort, duke pritur një sinjal nga pala tjetër, i cili, megjithatë, nuk ka mbërritur. Ky ngërç sigurisht që nuk e lë të qetë Milanin, i cili beson fuqimisht se ka bërë gjithçka që mundet për ta sjellë Jasharin te Rossonerët.
Nga njëra anë, pra, është Djalli, i mbështetur edhe nga vetë lojtari zviceran, i cili po shtyn fort për t’u transferuar në Milano; nga ana tjetër, Club Brugge, i cili bën mur dhe nuk e pranon ofertën e rëndësishme të Tares. Optimizmi fillestar po i lë gjithnjë e më shumë vendin pasigurisë dhe tensionit në casa Milan, por merkato Rossonere sigurisht që nuk mund të ndalet nga Jashari.
Pikërisht për këtë arsye, Tare ndërkohë po lëviz edhe në disa fronte të tjera kyçe të merkatos. Aq sa drejtori sportiv i Milanit tashmë do të kishte ndërmend një tjetër goditje të madhe: ja të rejat më të fundit mbi këtë çështje:
Objektiv i qartë
Duke lënë mënjanë mesfushën, Milani duhet dhe do që të përforcojë edhe sulmin e tij. Allegri po kërkon një qendërsulmues të ri të nivelit të lartë për të luajtur përkrah Gimenez.
Në këtë drejtim, eksperti i njohur i merkatos, Gianluigi Longari, ka zbuluar disa të reja shumë të rëndësishme në lidhje me objektivat e Tares në kollonat e portalit sportitalia: “Duke u nisur nga supozimi se Dusan Vlahovic është një mundësi që Milani mund ta konsideronte në ajër […] Milani është padyshim në kërkim të profilit ideal sulmues për sezonin që sapo ka filluar. Igli Tare ka një preferencë dhe ai i korrespondon profilit të Victor Boniface. Mirëpo sulmuesi i Bayer Leverkusen, ka një vlerësim fillestar që është i papajtueshëm me parametrat Rossonere”.
Boniface pra do të ishte i preferuari i Tares në këtë moment, por kini vëmendjen sepse mesa duket edhe një tjetër emër top duhet të jetë në listën e tij. Longari në fakt vazhdn:
“Milanistët ka patur një kontakt me Chelsean për të kuptuar bërjen në nivel financiar të një sulmi të mundshëm për Nicolas Jackson. Edhe për ish Villarrealin çmimi fillestar do të ishte po ashtu mjaft i lartë, por në këtë rast, mekanizmat e marrëdhënieve të krijuara me Blues janë shumë më të vajosura se ato me gjermanët dhe për këtë arsye Milani mendon se nuk duhet të çimentohet në një sipërmarrje të pamundur. Përkundrazi! Ndërmjetësit e ngarkuar me shqyrtimin e çështjes po punojnë dhe perspektivat për një hapje nga ana e Blues duken të mundshme. Është një rrugë që ia vlen të ndiqet me shumë kujdes. Njëkohësisht, si Milanit ashtu edhe Napolit i është ofruar një mundësi. […]
Bëhet fjalë për sulmuesin nigerian të Genk, Tolu Arokodare. Një qendërsulmues që në Belgjikë shënon me breshëri (23 gola sezonin e kaluar) dhe është tepër fizik. Ai nuk është një përparësi, por një profil që duhet marrë në konsideratë pavarësisht konkurrencës nga skuadra (jo të nivelit të lartë) të Premier League.