Merkato, një finale pa kuptim. Rabiot e bërë, sot gjithçka mbi mbrojtësin. Santi Gimenez-Dovbyk, kush përfiton vërtet?

Milanistat
3 Min Read

Më në fund, pas gati 13 vitesh, Milan ka marrë Adrien Rabiot. Kush e mban mend, do të kujtojë se si Rossonerët u përpoqën ta merrnin që kur ishte një talent në zhvillim te Paris Saint-Germain, por pa ia arritur.

Mbrëmë, pas humbjes së Olympique Marseille kundër Olympique Lyon, mbërritën dokumentet e certifikuara të transferimit, me klubin francez që pranon ofertën e formuluar gjatë orëve të aperitivit: 10 milionë, përfshirë bonuse, dhe një kontratë katërvjeçare për lojtarin.

 ‘Po’-ja erdhi në përfundim të një dite të gjatë, në të cilën drejtuesit milanistë u përballën edhe me tonalitetet e zërit të mamit Veronique, e cila ndryshe nga kontaktet e para, u tregua më bashkëpunuese dhe e hapur, edhe sepse Adrien, në Marseille, nuk mund të qëndronte më, pasi nuk u pajtua as me klubin dhe as me shokët e skuadrës. E të mendosh se e gjithë kjo filloi pas një sherr. Çmenduri.

Sot, Milan do të bëjë gjithçka që mundet për të marrë edhe Joe Gomez nga Liverpool. Gjendja e Konaté është më e mirë se sa pritej pas ndeshjes me Arsenalin dhe nëse Reds marrin Guehi të Crystal Palace (shënoi mbrëmë kundër Aston Villës), atëherë do të vazhdojë rrugën e tij edhe transferimi i Gomez në Milano.

Allegri i pret zhvillimet në mënyrë të vazhdueshme dhe mbetet për t’u kuptuar nëse në njëfarë mënyre do të zgjidhet edhe çështja Santiago Gimenez. Dje, Bebote është hapur ndaj mundësisë për t’u larguar nga Milani, por shkëmbimi me Romën për Dovbyk ka hasur vështirësi të ndryshme, veçanërisht përsa i përket formulës ndërmjet klubeve.

Milani ka propozuar një shkëmbim huazimesh, Ricky Massara (drejtori sportiv i Romës) dëshironte të përfshinte edhe një opsion blerjeje, por edhe aty ka patur goxha diskutime sepse dukej që njeriu i Gasperini po shtynte për Gimenez te Roma dhe Dovbyk jo më.

Sot, do të kuptojmë nëse klubi i Premier League, i cili e ka shqyrtuar çështjen me Rafaela Pimenta, agjenten e Bebote, do të bëjë ndonjë lëvizje apo jo. Nëse Santi do të qëndrojë, do të jetë e nevojshme rindërtimi i marrëdhënieve me Massimiliano Allegrin, por edhe të bisedonte me Igli Taren. Nëse po, do të jetë koha që do t’i zgjidhë gjërat.

Por a do na leverdiste vërtetë një shkëmbim Dovbyk – Gimenez? Personalisht, kam dyshimet e mia.

Share This Article
Pa Komente