Kolëgët e të përditshmes sportive ‘Corriere dello Sport’ sot, duke folur për merkaton e Milanit, kanë zbuluar se kuqezinjtë janë rikthyer në gjurmët e Jonathan David të Lille, për të zëvendësuar Olivier Giroud, i cili do të largohet – me parametra zero – për në Major League Soccer amerikane.
Merkato – Sulmi, Milani hidhet drejt David për çështje ekonomike
Kështu është pasi sulmuesit që, më shumë se kushdo, janë objekt i dëshirës së klubit të rrugës Aldo Rossi janë më të shtrenjtë për t’u arritur për arsye ekonomike, por dhe për shkak të konkurrencës së madhe ndërkombëtare. Objektiva, pra, të cilët rrezikojnë të dështojnë – në casa Milan – pasi janë jashtë buxhetit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në listën e merkatos së Milanit, për shembull, prej kohësh ka qenë Joshua Zirkzee. I cili prej disa orësh është zyrtarisht në Champions League me Bolonja pas një udhëtimi të jashtëzakonshëm dhe do të blindohet nga rossoblùtë. Kosto absolutisht të ndaluara janë edhe për Benjamin Sesko të RB Leipzig.
Zirkzee dhe Sesko, kosto të ndaluara dhe klauzola shumë të larta
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Këto janë përfundimet e specialistëve të merkatos së ‘CorSport’, të cilëve iu duhet shtuar edhe një komision prej 15 milionë eurosh për futbollistin e RB Leipzig. Nuk duhet harruar që është edhe klauzola e ndërprerjes në kontratën e tij e cila rritet në vlerë pas çdo goli dhe çdo paraqitjeje të futbollistit: çmimi mund të arrijë deri në 70 milionë euro. Slloveni është rritur shumë gjatë ndeshjevë të fundit dhe çmimi është ngritur në qiell. Dhe deri tani, për të lëvizjet konkrete kanë qenë vetëm ato të Chelsea.