Mes zërave për drejtorin e ri sportiv, trajnerin e ri dhe lajmeve të fundit të merkatos, në casa Milan ka shumë lëvizje
Është një moment shumë i nxehtë për Milanin, i cili në bllok po punon për të hedhur themelet e të ardhmes së tij. Në lojë është padyshim zgjedhja e drejtorit të ri sportiv të Rossonerëve, por edhe ajo e trajnerit të ardhshëm. E, në të gjitha këto, disa lajme të rëndësishme mbërrijnë edhe në frontin e merkatos Milanos. Shkurt, shumë zhurmë. Në këtë mënyrë vështirësohet gjithnjë e më shumë edhe vlerësimi i lajmeve më të fundit e më të rëndësishme. Midis lamtumirave të mundshme, lëvizjeve të reja surprizë dhe një zbulimi sensacional të zbuluar nga gazetari i njohur i besimit kuqezi Carlo Pellegatti, le të shohim së bashku lajmet më të rëndësishme.
Hipotezë shkëmbimi
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Le t’ia nisim me një sugjerim të ri merkatoje të dalë këto orët e fundit dhe të rilançuar fort nga MSN. Sipas zbulimit, Milani mund të arrijë një marrëveshje shkëmbimi me Marsejën, e cila me sa duket po mendon ta shpagojë Ismael Bennacer. Klubi francez ka paguar tashmë 1 milion euro janarin e kaluar për huazimin, teksa do të nevojiteshin edhe 12 milionë të tjera për shpagimin përfundimtar. Por opsioni i fundit, siç mësohet, do të ishte një shkëmbim lojtarësh duke përfshirë edhe një lojtar tjetër në marrëveshje, përkatësisht mbrojtësin anësor të Marsejës, klas 2002, Amar Dedic. Austriaku 22-vjeçar, i cili ka një vlerë merkatoje prej rreth 15 milionë eurosh, do të ishte shumë i pëlqyer te njerëzit e merkatos Milan, që edhe e kanë ndjekur prej kohësh. Djathtosh, por i mësuar të luajë në krah të majtë, Dedic mund të jetë shumë i dobishëm për kuqezinjtë, të cilët do të duhet të venë dorë edhe repartin e mbrojtësve anësorë pas mbylljes së sezonit. Vlerësimet e merkatos së Bennacer dhe Dedic janë të ngjashme dhe marrëdhëniet mes Milanit dhe Marsejës janë të mira: kështu që një sy në atë që mund të dalë nga një bashkëpunim i ri merkatoje midis dy klubeve në të ardhmen e afërt. Kalojmë në lajmet e tjera.
Lamtumirë e rëndë dhe zëvendësuesit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar në Milano dhe performancave të mira të fundmit, e ardhmja e Theo Hernandez te Milani vazhdon të jetë shumë e pasigurt. Klubi Rossoner në fakt po pjek idenë e hapjes ndaj shitjes së mbrojtësit të kombëtares franceze gjatë verës, veçanërisht pasi bisedimet për rinovimin e kontratës së mbrojtësit të majtë (që aktualisht skadon më 2026) mbeten të bllokuara deri më tani. Dhe nëse deri në qershor gjërat nuk ndryshojnë, atëherë lamtumira e tij do të jetë praktikisht e pashmangshme. Pa rinovim, Milani do të përpiqet të arkëtojë menjëherë për të shmangur rrezikun e humbjes së një si Theo me zero euro vitin e ardhshëm. Kjo është arsyeja se pse Djalli do të ishte i gatshëm të dëgjonte çdo ofertë që mbërrin, me shpresën për të fituar një shifër rreth 40 milionë euro.
Ndërkohë, Milani tani po eksploron në merkaton kombëtare dhe veçanërisht ndërkombëtare në kërkim të trashëgimtarit të duhur të Theo Hernandez. Në Serie A, pëlqehet goxha profili i Nuno Tavares, i Lazio, por çmimi (rreth 40 milionë) dhe dëmtimet e ndryshme të pësuara nga portugezi këtë sezon po e zbehin entuziazmin. Mirëpo emri më i nxehtë vjen nga Belgjika dhe është ai i 24-vjeçarit të Bruges, Maxim De Cuyper, i cili pëlqehet shumë veçanërisht nga Moncada, i cili e ka ndjekur shumë nga afër gjatë muajve të fundit. Vlera e belgut është rreth 20/25 milionë euro. Megjithatë, në orët e fundit, portali i njohur i specializuar në merkaton ndërkombëtaree Fichajes.net ka rilançuar një emër surprizë në perspektivën Milan, atë të 30-vjeçarit algjerian Ramy Bensebaini të Borussia Dortmund. Një profil me përvojë ndërkombëtare dhe sigurisht me kosto më të ulët, midis 7 dhe 10 milionë eurove. E, duke folur ende për surpriza të mundshme, një tjetër absolutisht e bujshme ka dalë këto orë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Emër krejt i ri
Nëse në të majtë po kërkohet një zëvendësues me nivel për Theo Hernandez, në të djathtë do të duhet kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Kyle Walker. Pavarësisht nga anglezi, megjithatë, një përforcim edhe në atë krah duket i nevojshëm për të mbështetur një sezon të tërë. Kështu, një sy kandidaturës së ish Udineses, Nahuel Molina, klas ’98 që aktualisht luan për Atletico Madrid. Sipas lajmeve që vijnë nga Spanjë, prej kolegëve të portalit Fichajes.net në fakt, Milani po mendon të nisë sulmin për Kampionin e Botës, i cili mund të largohet nga klubi spanjoll gjatë verës. Por, kërkesa e Atleticos do të ishte shumë e rëndësishme: rreth 35 milionë euro. Molina do të përfaqësonte profilin perfekt për t’u përqendruar: eksperiencë e madhe ndërkombëtare, njohuri të Serie A, shtytje e fortë sulmuese dhe shkathtësi të madhe, duke qenë se është i zoti të përshtatet si në një mbrojtje me 4 ashtu edhe anësor në një rreshtim 3-5-2. Në veçanti, pikërisht për shkak të këtyre karakteristikave, mund të jetë një element perfekt dhe veçanërisht i vlerësuar n ga njëri prej trajnerëve më të përfolur në orbitën Milan, që është Massimiliano Allegri. Një emër i ri për t’u marrë në konsideratë në prag të merkatos në prag. Por tani le të kalojmë te lajmin e fundit të bujshëm të zbuluara nga gazetari i njohur i besimit kuqezi Carlo Pellegatti.
Goditje e bujshme?
Duke folur si për Drejtorin e ardhshëm Sportiv kuqezi ashtu edhe për trajnerin e mundshëm të ri të Milanit, Pellegatti ka zbuluar disa lajme vërtet të papritura nëpërmjet kanalit të tij YouTube. Ja disa nga më domethënëse: “Lidhur me Igli Taren, lajmet e fundit që kam marrë më tregojnë se është e vështirë. Sipas mendimit tim, kandidatura e Tares aktualisht është në rënie dhe ajo e Tony D’Amicos është në rritje. Këto pritje të gjata ndoshta janë për shkak të faktit se do të duhet të presim deri në fund të kampionatit për të folur me Atalantën rreth D’Amicos, i cili duket se është kandidati kryesor në mendjen e Giorgio Furlanit që prej fillimi. Por kujdes, sepse nuk mbaron këtu. Më ka mbërritur ndërkohë një tjetër zë nga Gjermania rreth interesit të mundshëm të Milanit për Hoezek, njëri prej arkitektëve të sukseseve të Bayer Leverkusen. Nuk përjashtohet pra që Furlani të mund të mendojë – së bashku me D’Amico – edhe për një figurë me rëndësi ndërkombëtare. Dhe kujdes sepse ardhja e D’Amicos mund të jetë edhe faza përgatitore për ardhjen, ndoshta, të Gian Piero Gasperini në stolin e Milanit. Pra, një sy edhe mbi këtë skenar: D’Amico me Gasperinin”. Hipoteza pra shumë interesante për t’u ndjekur, edhe pse burime të tjera vazhdojnë të shtyjnë në frontin Tares, i cili do të përqendrohej mbi Massimiliano Allegrin si trajner. Por kjo nuk është e gjitha, përkundrazi.