Siç konfirmojnë lajmet e fundit, Milani po përshpejton në merkato për të ndërtuar një sulm shumë të rëndësishëm: në ardhje nuk është vetëm Zirkzee, janë gjithashtu edhe
Milani ka për objektiv ta ristrukturojë plotësisht repartin e tij të sulmit gjatë kësaj merkatoje verore. Ne j’ua kemi paraprirë madje muaj më parë, duke ju thënë që në verë nuk do të vinte vetëm një qendërsulmues i ri, por dy. Dhe tani lajmet e fundit të merkatos që po qarkullojnë në orbiten Milan e konfirmojnë plotësisht këtë. Kuqezinjtë duan të vënë në shenjë një goditje të nivelit të lartë duke blerë një titullar me cilësi të lartë. Por përkrah tij do të vijë edhe një sulmues i dytë, sigurisht më i lirë por, edhe ai shumë i rëndësishëm.
Përsa i përket goditjes kryesore, i përzgjedhuri është padyshim Joshua Zirkzee. Milani po punon pa u lodhur për të, me shpresën se do t’ia arrijë ta mbyllë sa më shpejt goditjen. Djaloshi tashmë i ka thënë po klubit të rrugës Aldo Rosi, tani duhet gjetur një zgjidhje edhe për pagesën e agjentit. Si alternativa, në listë janë edhe disa emra të tjerë të rëndësishëm si Sesko, Gimenez, Dovbyk dhe Jonathan David. Por, e përsërisim, Milani ka përzgjedhur Zirkzee. Por kush do të jetë në krah të tij? Edhe në këtë rast qarkullojnë shumë emra, midis hipotezave sugjestive dhe ëndrrave reale të merkatos. Do të ishin të paktën 8, kandidatët kryesorë. Pa humbur më kohë, le t’i hedhim një sy të gjithë sulmuesve që do të mund të mbërrijnë këtë merkato verore së bashku me Zirkzee.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Zirkzee-Denkey
Zirkzee-Broja
Zirkzee-Guirassy
Zirkzee-Yazici
Zirkzee-En-Nesyri
Zirkzee-Lukaku
Zirkzee-Pinamonti
Zirkzee-Jovic
Ja cilat janë çiftet e mundshme të sulmit të Milanit të ri që po lind, padyshim pa përjashtuar edhe mundësinë e rinovimit të Joviç. Shumë ide dhe zgjidhje të mundshme intriguese. Megjithatë, thënë këtë, nuk është vetëm sulmi në mendimet e merkatos Milan.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>