MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milani – Monchada në sulm për fenomenin: “45 milionë për…”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milani – Monchada në sulm për fenomenin: “45 milionë për…”

By
Milanistat
02.05.2025
5 Min Read
Share
SHARE

Conceicao do të qëndrojë apo do të largohet? Çfarë do të ndodhë në fund të sezonit? Këto që po jetojmë janë tashmë orë shumë të nxehta në casa Milan por edhe për tifozët e Milanit në përgjithësi. Por ajri që po fryn na tregon se diçka shumë e madhe do të ndodhë kur të mbyllet ky sezon jo edhe aq i suksesshëm i kampionatit dhe përditësimet në lidhje me të rejat më të fundit do të jenë edhe më të rëndësishme. Në këtë kuptim, si zakonisht, ka shumë zëra dhe lajme të bujshme merkato që qarkullojnë pa ndalim në ambjentin Milan. Dhe, si zakonisht, pas një analize të hollësishme të redaksisë ne ju përcjellim lajmet më të rëndësishme dhe më të bujshme të orëve të fundit në lidhje me klubin Rossoneri. Dhe kini kujdes, sepse ka edhe disa lajme shumë të forta. Në rreshtat e mëposhtme kemi zbuluar disa objektiva të reja dhe shumë emra të rinj të afruar me Milanin. Por le t’i shohim gjërat me radhë. Pra, le të fillojmë me lajmin e parë që flet për një goditje të mundshme surprizë

Emër i ri

Geoffrey Moncada do të kishte vënë nën shënjestër njërin nga sulmuesit e rinj më premtues në Evropë. Sipas asaj që raportohet në Hollandë nga kolegët e Voetbal International, Djalli është në garë për Zépiqueno Redmond, klasin 2006 të Feyenoord, i cili ka qenë nën vëzhgim të veçantë edhe më parë, në ndeshjen e fundit të Champions League kundër Rossonerëve. Holandez, me origjinë surinameze, kontrata e Redmond aktualisht skadon më 30 qershor. Një mundësi joshëse merkatoje për një transferim të lirë, që ka tërhequr edhe interesin e Tottenham dhe Bournemouth. Por Milani do të kishte lëvizur shumë seriozisht ndaj këtij xhevahiri të çmuar, me Moncadën që beson fuqimisht në perspektivat dhe cilësitë e këtij djaloshi. Tani kalojmë te një tjetër sugjerim të madh surprizë që ka dalë në orët e fundit.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

I vëzhguar speciale

Me merkaton verore në prag, Milani po vlerëson me kujdes çdo skenar të mundshëm, përfshirë edhe shitjen e disa bigëve të skuadrës që mund të hapnin rrugë për përforcime të reja. Ndër emrat në rrezik largimi është padyshim edhe ai i Samuel Chukwueze, i cili gjatë gjithë periudhës së tij Rossonere nuk ka bindur kurrë dhe ka përfunduar gjithnjë e më shumë në stol. Me largimin shumë të mundshëm të nigerianit, Milani me siguri do të ketë nevojë për të paktën një blerje të madhe, edhe për sulmues anësor. Dhe sipas kolegëve të SportMediaset, një profil që ngjall interesin e Djallit është ai i Armand Laurienté, sulmues francez që vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm me Sassuolo-n, në Serie B: 17 gola dhe 5 asiste, shifra që kanë tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të tjera. Laurienté e ka provuar edhe më parë Serie A dhe tani lojtari klas ’98 do të ishte gati për hapin e madh. Një profil cilësor, me eksperiencë të konsiderueshme në Itali dhe që mund të jetë mjaft ekonomik për të bërë alter egon e Leaos: po flasim për rreth 15/18 milionë euro. Tani le të kalojmë në një profil me rëndësi ndërkombëtare.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Goditje e madhe

Ndër talentet më të ndritura dhe më premtuese në futbollin botëror është ai i argjentinasit Franco Mastantuono, i cili, vetëm 17 vjeç, ka fituar vëmendjen dhe sytë e të gjithëve në atdheun e tij, duke u paraqitur me të madhe me fanellën e River Plate. Për ata që ende nuk e njohin, po flasim për një të paracaktuar, një lojtar me thellësi të madhe teknike dhe me perspektiva të mëdha. Pavarësisht moshës shumë të re, lojtari klas 2007 tashmë po bën diferencën midis profesionistëve në Argjentinë dhe është i destinuar të zbarkojë në Evropë shumë shpejt. Edhe Milani do të ishte midis klubeve të mëdha evropiane të interesuara për xhevahirin e vogël, por konkurrenca në këtë rast është gjithashtu e një niveli shumë të lartë. Është normale që të jetë kur flitet për talente të këtij kalibri. Mastantuono aktualisht ka një marrëveshje me River deri në dhjetor 2026 me një klauzolë çliruese prej 45 milionë eurosh. Megjithatë, dëshira e klubit është të rinovojë dhe ta rrisë çmimin e lojtarit për të përfituar sa më shumë nga një shitje e ardhshme. Milani është i paralajmëruar. Thënë këtë, të rejat nga casa Milan nuk mbarojnë këtu, përkundrazi.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”
Goncalo Ramos dhe jo vetëm: dy goditje nga PSG. Çfarë po ndodh këto momente në casa Milan? | Lajmet e orës së fundit
TAGGED:AC Milanambjenti MilanArgjentineArmand LaurientéBournemouthcasa MilanChampions LeagueEvropeFeyenoordFranco MastantuonoGeoffrey MoncadaHollandeMerkato Milanmerkato veroreRafael LeaoRiver PlaterossoneriSamuel ChukwuezeSassuoloSergio ConceicaoSerie ASerie BSportMediasetTottenhamVoetbal InternationalZépiqueno Redmond
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?