Mike Maignan është tashmë prej vitesh siguria midis shtyllave të Milanit, por fjala “përgjithmonë” ekziston vetëm nëpër përralla dhe drejtuesit kuqezinj e dinë mirë. Kontrata e tij i skadon më 2025 dhe bisedimet për rinovimin e saj janë të ngadalta. Po t’i shtojmë kësaj edhe problemet e shumta fizike të francezit, nuk është e pamundur të mendohet për shitjen e tij gjatë merkatos së ardhshme verore.
Kjo mundësi ekziston dhe për këtë arsye Milani është që tani në kërkim të një zëvendësuesi. Sipas mediave portugeze, emri i përzgjedhur nga drejtuesit e Milanit do të ishte ai i Diogo Costës, portierit shumë të fortë portugez të Portos. Lojtari klas ’99 është ndër më të mirët në botë në rolin e tij, mbrijtësi ekstrem me vlerën më të lartë në merkato. Kostoja e çmimit të tij në fakt është rreth 45 milionë euro.
Plani i Milanit pra është i qartë: në rast shitjeje të Maignan (për jo më pak se 40 milionë) kuqezinjtë do të sillnin portierin e Porto si zëvendësin e tij. Do të ishte goditja perfekte. Të presim për të parë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>