MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Merkato Milan: Walker, e mbaruar! Por me 90% mbërrijnë edhe… | Të rejat më të fundit
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Merkato Milan: Walker, e mbaruar! Por me 90% mbërrijnë edhe… | Të rejat më të fundit

By
Milanistat
20.01.2025
10 Min Read
Share
SHARE

Walker do të jetë lëvizja e parë e Milanit për këtë dritare të merkatos së janarit, tani një sy tek të tjerët: Joao Felix, por jo vetëm në shënjestër

Siç konfirmohet nga lajmet e fundit nga casa Milan, kuqezinjtë më në fund janë gati të mbyllin goditjen e tyre të parë të madhe të merkastos së janarit me ardhjen e Kyle Walker nga Manchester City. Megjithatë, përveç Walker, Milani absolutisht duhet të bëjë diçka tjetër në merkato. Conceicao absolutisht ka nevojë për të paktën edhe dy përforcime të tjera, të cilët pa ndonjë surprizë të bujshme do të mbërrijnë në Milano deri në fund të kësaj merkatoje riparimesh. Po flasim për një mesfushor qendror dhe një sulmues. Por kush do të mund të zbarkojë realisht në Milano brenda një kohe kaq të shkurtër?

Në këtë drejtim, në listën e merkatos Milan ka shumë emra të rëndësishëm, duke përfshirë objektiva të njohur si Joao Felix dhe edhe disa surpriza të bujshme. Pra, kalojmë t’i lexojmë të gjithë emrat që hyjnë në lojë, njëri pas tjetrit, nga ata më të vështirët dhe më të largëtit e deri tek më të mundshmit dhe më afër me Milanin.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

1) RASMUS HOJLUND – Edhe emri i tij është rishfaqur orët e fundit në orbitën Milan. Manchester United është në shpërbërje e sipër të skuadrës së tij duke u përgatitur të largojë gjysmën e lojtarëve dhe nëse do të blihet një qendërsulmues i ri, ish-lojtari i Atalantës mund të largohet që në këtë seksion të merkatos dimërore. Megjithatë, shumë e vështirë për Milanin që të fillojë të mendojë përsëri për të pasi e ka provuar në të kaluarën. Kostot do të ishin të konsiderueshme, tani për tani mbetet vetëm një sugjerim i thjeshtë. Mundësia: 5%.

2) JOSHUA ZIRKZEE – I njëjti argument, identik me atë të bërë për Hojlund mund të zbatohet thuhet lehtësisht edhe për sulmuesin holandez, ish Bolonja, një tjetër dëshirë e vjetër kuqezi por që në Mançester po has në vështirësi të ndruyshme. Edhe në këtë rast, gjetja e një akordi me Red Devils mund të rezultojë e komplikuar dhe – të paktën sipas asaj që kuptojmë – për më tepër, klubi kuqezi nuk do të dëshironte të rikthehej mbi një objektiv të vjetër, i cili tashmë ka preferuar destinacione të tjera ndaj Milanit. Një tjetër hipotezë shumë e ftohtë pra. Mundësia: 7%.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

3) FRANCISCO TRINCAO – Portugezi i Sporting i Lisbonës dukej se ishte një nga alternativat e para të Rashford, me të gjithëpranishmin Jorge Mendes, që e propozoi te Milani menjëherë pasi solli Conceicao në pankinën e kuqezinjve. Është një emër për të cilin Djalli po e mendon, por që do të duheshin shumë para (të paktën 20/25 milionë euro). Për më tepër, Trincao është më shumë një anësor sesa një sulmues i vërtetë, teksa kuqezinjtë po kërkojnë dikë me karakteristika të ndryshme. Mundësia: 15%.

4) REDA BELAHYANE – Vazhdojmë rrugëtimin tonë me një emër për mesfushën. Gjasat janë në rënie për mesfushorin e ri të Veronës, i cili pëlqehet nga Milani, por që tani ka dalë paksa nga radarët kuqezinj. Raporti cilësi-çmim nuk është plotësisht bindës, me Djallin që preferon të përqëndrohet mbi një profil tjetër dhe mbi të gjitha pak më të gatshëm për mesfushën. Nuk është një emër që duhet fshirë plotësisht nga lista, përkundrazi. Por për momentin mbetet në rreshtin e dytë. Mundësia: 20%.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

5) LORENZO LUCCA – Duke u rikthyer te sulmuesit, në listën e Milanit sigurisht që është gjithmonë lojtari i Udineses i cili pëlqehet për cilësinë dhe karakteristikat e tij, por edhe sepse është italian dhe ka një pagë që sigurisht është më e përballueshme se objektivat e tjerë. Pengesë kryesore në këtë rast, megjithatë, e përbëjnë kërkesat ekonomike të klubit bardhezi, i cili do të kërkonte të paktën 20 milionë euro për ta lënë Lucca-n të largohej. Shumë, ndoshta shumë për këtë dritare të merkatos dimërore. Milani mund ta provojë, por mbetet një objektiv i vështirë. Mundësia: 25%.

6) TROY PARROTT – Është ndër sulmuesit që janë afruar me Milanin ditët e fundit. Duke pasur parasysh moshën, karakteristikat dhe çmimin, qendërsulmuesi i AZ në fakt do të ishte në linjë me nevojat e kuqezinjve, por deri më sot nuk ka pasur konfirmime të veçanta apo takime konkrete. Irlandezi 22-vjeçar është një profil i besueshëm dhe që ia vlen të ndiqet, por të paktën tani për tani, jo veçanërisht i nxehtë. Mundësia: 27%.

7) FERRAN TORRES – Emri i spanjollit të Barcelonës po qarkullon prej kohësh në orbitën Milan. Torres është afruar sërish me klubin kuqezi edhe gjatë orëve të fundit, duke qenë se mund të largohet nga blaugranët që kanë nevojë të shesin. Mirëpo, ashtu si Trincao, ai është me siguri më shumë një anësor sulmues sesa një qendërsulmues në gjendje të lëvizë në të gjithë frontin sulmues. E regjistrojmë këtë profil, por mbetemi në përqindje relativisht të ulëta. Mundësia: 30%.

8) MORTEN FRENDRUP – Kthehemi e flasim për mesfushën me 23-vjeçarin danez të Genovës, të cilin Milani e pëlqen shumë. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Aq sa kuqezinjtë do të kishin tentuar një qasje të re me kuqeblutë edhe gjatë këtyre orëve të fundit. Megjithatë, përgjigja e Grifone e ka zvogëluar entuziazmin. Kërkesa prej të paktën 25 milionë eurosh në fakt e tremb Milanin, i cili kërkon një profil ekonomikisht më të përballueshëm. Genova nuk dëshiron të shesë Frendrup që tani në janar dhe nuk do ta bëjë këtë, ndoshta vetëm përballë ofertave të pahijshme. Mundësia: 35%.

9) SANTIAGO GIMENEZ – Shkojmë sërish në repartin e sulmit, me një emër për të cilin po flasim prej muajsh. Dhe vazhdojmë t’ju themi të njëjtën gjë: meksikani i pëlqen shumë Milanit, i cili do ta kishte vendosur në krye të listës së tij sulmuese shumë kohë më parë. Problemi është se kryerja e këtij lloj operacioni në janar dhe me një kosto të caktuar, mbetet një sipërrmarrje shumë e ndërlikuar. Feyenoord nuk dëshiron ta humbasë gjatë sezonit sulmuesin e tij, që vlerësohet hiç më pak se 40 milionë euro. Nëse do të ishte në dorën e Milanit, Gimenez do të ishte tashmë te Milanello. Por do të duhet të presim të paktën deri në verë që ëndrra të bëhet realitet. Për janarin do të mbetet i vështirë nëse nuk bëhet një përpjekje shumë e rëndësishme nga klubi kuqezi. Mundësia: 38%.

10) LUCAS GOURNA-DOUATH – Një sy mesfushorit francez të Salzburgut, të cilin Moncada e ka vënë në shënjestër dhe po e ndjek prej kohësh. Mesfushori klas 2003 pëlqehet veçanërisht nga Milani, për shkak të cilësive dhe karakteristikave të tij do të ishte alter egoja perfekte e Fofana. Këmbë, ritëm, fizik dhe dinamizëm, si dhe perspektivë e shkëlqyer për rritje dhe një çmim jo i papërballueshëm. Ai është sigurisht një profil për t’u marrë në konsideratë seriozisht për mesfushën e Milanit dhe për këtë arsye përqindjet rriten ndjeshëm. Mundësia: 45%.

11) WARREN BONDO – Një shkallë më lart së bashkatdhetari i tij i Salzburgut është mesfushori i Monzës, të cilin Milani e preferon pasi tashmë ka eksperiencë në kampionatin italian dhe paraqitje të ndryshme në Serie A. Moncada e njeh dhe e vlerëson prej kohësh. 21-vjeçari ka karakteristikat e duhura për nevojat e kuqezinjve, por duhet ende të vlerësohet shkalla e dëmtimit të tij të fundit. Nëse nuk është asgjë serioze, Milani mund të bëjë një lëvizje për mesfushorin klas 2003 ditët në vijim. Mundësia: 50%.

12) JOAO FELIX – Mbetet emri më i nxehtë në orbitën Milan për momentin. Është kërkuar nga Conceicao, mund të mbulojë praktikisht të gjitha rolet në sulm dhe edhe kostot do të ishin të arritshme. Nëse Chelsea hapet përfundimisht për një huazim me opsion blerjeje, Milani do të përpiqet ta marrë atë, që është bërë objektivi kryesor në sulm. I zakonshmi superagjent portugez Jorge Mendes (agjent i lojtarit dhe Conceicao) mund t’i japë një dorë Djallit. Më shumë do të mësojmë orët në vijim. Mundësia: 55%.

Por, thënë këto, të rejat nga casa Milan nuk mbarojnë akoma këtu.

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”
Goncalo Ramos dhe jo vetëm: dy goditje nga PSG. Çfarë po ndodh këto momente në casa Milan? | Lajmet e orës së fundit
TAGGED:AtalantaAZ AlkmaarBarcellonaBolognaChelseaConceicaoFerran TorresFeyenoordFofanaFrancisco TrincaoGenoaGrifoneJoao FelixJorge MendesJOSHUA ZIRKZEELorenzo LuccaLUCAS GOURNA-DOUATHManchester CityManchester UnitedMilanMilanelloMoncadaMonzaMorten FrendrupRASMUS HOJLUNDRed DevilsReda BelahyaneSalisburgoSalzburgSantiago GimenezSerie ASporting LisbonaTROY PARROTTUdineseVeronaWarren Bondo
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?