Gazetari dhe eksperti i njohur i merkatos, Luca Marchetti, ka dhënë disa deklarata në studiot e ‘Sky Sport’, duke u ndalur në veçanti tek ardhja e mundshme Adrien Rabiot, mesfushorit të Juventusit, te Milani. Siç tashmë e dimë, javët e fundit klubi kuqezi pati bërë një tentativë edhe për lojtarin e kombëtares franceze, por kohët e fundit, deri më sot, nuk ka pasur asnjë të re. Përkundrazi, ka pasur më shumë këmbëngulje për mesfushorin tjetër të kombëtares franceze, Youssouf Fofana.
Në lidhje me këtë, vetë Luca Marchetti ka zbuluar se si Milani një tentativë efektivisht do ta kishte bërë për Adrien Rabiot, edhe pse do të kishte shmangur çuarjen deri në fund të negociatës pasi kishte kuptuar kostot e larta që kërkoheshin për të kryer negociatat. Për momentin pra, do të ishte në këmbë vetëm pista Youssouf Fofana. Ja çfarë ka tregon eksperti i mirënjohur për këtë çështje.
E vërteta për negociatat për Rabiot
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Rabiot ka qenë një mendimi i Milanit, kur kuptoi se me Juventusin gjërat nuk po ecnin përpara. Por më pas Milani nuk vazhdoi më tutje për shkak të kostove, pra kemi të bëjmë më shumë me një përpjekje sesa me një lajm. Fofana është një mundësi, por ndonjë negociatë e mirëfilltë nuk po zhvillohet, prandaj mbetet një ide merkatoje”.