Marrëdhëniet mes Milanit dhe Jorge Mendes janë intensifikuar me ritëm të pabesueshëm gjatë seksionit të fundit të merkatos së riparimeve dimërore, pas ardhjes së Sérgio Conceição, Joao Felix dhe Santiago Gimenez. Por, në fletoret e drejtuesve milanistë dhe të superagjentit portugez tashmë janë edhe disa emra të kalibrit të lartë që ai do të dëshironin të visheshin kuqezi edhe përpara merkatos së rradhës.
Nga Antonio Silva, mbrojtës që pëlqehet shumë edhe nga Juventusin, por që ka një vlerësim të lartë, rreth 40 milionë euro, te Alan Varela, mesfushor i Portos. Por nuk mbaron me kaq, sepse, sipas asaj që raportojnë kolegët tanë të SpazioMilan, midis emrave të mundshëm për të zbarkuar në Milanello, është edhe emri i Bernardo Silva.
Mesfushori portugez, që te kuqezinjtë mund të ribashkohet me ish-shokun e tij të skuadrës te Manchester City, Kyle Walker dhe bashkatdhetarët Joao Felix dhe Rafael Leao, si dhe me portugezin tjetër, trajnerin Sérgio Conceição, tani për tani është vetëm një hipotezë, pasi portugezi me shumë gjasa do të largohet nga Manchester City në verë. Duke qenë se kontrata e tij skadon më 30 qershor 2026, nuk do të mund të kërkojë shira shumë të larta.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mirëpo është paga e lojtarit portugez e cila mbetet penguese, por me punën e Jorge Mendes mund të bëhet një mundësi reale për merkaton e ardhshme. Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë por Milani, në rast të një largimi të mundshëm nga Citizens, do të jetë aty.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>