Ardhja e mundshme e Joshua Zirkzee te Milani mund të mos mjaftojë. Po, sepse me lamtumirën e Olivier Giroud, klubit të rrugës Aldo Rossi do t’i duheshin të paktën dy sulmues për t’u alternuar midis kampionatit dhe kupave, duke qenë se Joviç nuk mund të jetë pikë referimi që në minutën e parë. Sipas asaj që kanë zbuluar kolegët e të përditshmes sportive Corriere dello Sport, në fakt, trajneri i ardhshëm i Djallit, Paulo Fonseca, e pëlqen qendërsulmuesin rossoblù, por e konsideron atë më shumë si një sulmues të dytë.
Trajneri portugez do të donte pra një qendërsulmues më klasik, me karakteristika të zonës së penalltisë, më të ngjashëm me Giroud. Kështu, kalohet te një tjetër profil. Arritur në këtë pikë më shumë vëmendje merr sulmuesi aktual i Lille, Jonathan David, i cili ka shënuar 19 gola në kampionat këtë sezon, krahasuar me 12 të Zirkzee. Kanadezi po ashtu është stërvitur tashmë nga Fonseca dhe të dy kanë një mirëkuptim të shkëlqyer.
Megjithatë, nuk duhet përjashtuar apriori edhe hipoteza e goditjes së dyfishtë. Në këtë rast, mund të rikthehet në modë edhe emri i Serhou Guirassy, i cili ka një kosto të arsyeshme: 17.5 milionë euro (vlera e klauzolës). Rezultatet e tij me Stuttgartin në Bundesligë, sezonin që përfundoi, flasin për 28 gola në po aq ndeshje. Korrespondon, pra, me karakteristikat e kërkuara nga Fonseca…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>