Alvaro Morata, sulmuesi i Atletico Madridit dhe i Spanjës, i afruar së fundmi me Milanin në kuadër të merkatos së ardhshme, ka dhënë një intervistë të gjatë për kolegët e sportives ‘El Chiringuito’, duke u përqëndruar tek e ardhmja e tij. Ja çfarë thotë sulmuesi i Furive të Kuqe për këtë çështje.
Për të ardhmen e tij: “Nuk e di nëse do të qëndroj në Atletico Madrid. Kam marrë mesazhe nga shumë në klub, por jo nga Cholo. E njoh shumë mirë Simeonen, nëse do të kishte lajme prej meje do më kishte thirrur”.
Per momentin e vështirësisë se perjetuar: “Nuk dua të ndalem shumë në këtë temë… sepse më duket se në fund kërkohet gjithnjë ndonjë justifikim për t’u ankuar. Por është çështje respekti. Nuk po flas për faktin nëse njerëzit më duan apo jo, por në Spanjë kam përjetuar shumë incidente të pakëndshme me familjen time në rrugë. S’ka rëndësi se sa herë ka ndodhur, është përditshmëria ime kur shkoj në supermarket me fëmijët e mi apo për t’i çuar në stërvitje. Shumë pak njerëz më njohin me të vërtetë dhe shumë njerëz që kam takuar gjatë jetës, kanë ndryshuar mendim kur më kanë njohur. Kam menduar disa herë edhe të tërhiqem por në fund, mendoj se gjëja më e mirë që mund t’u mësoj fëmijëve të mi është të ngre kokën lart në momente të vështira. Kjo për mua është një motiv krenarie”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>